English

Swallow, lopa më e vogël në botë

Londër, 21 Shtator, NOA - Një lopë me shtat të vogël, me shije të hollë për muzikën bashkëkohore dhe me një lartësi prej 83 centimetrash: janë këto të dhënat e Swallow, lopës më të vogël në botë sipas Guinness World Records 2011.

Kafsha, i përket Caroline Ryder një gruaje në West Yorkshire, është 11 vjeçe dhe vjen nga raca Dexter Cattle, lopë të njohura për shtatin e tyre të shkurtër.

Swallow, megjithatë, është e vogël edhe për standardet e racës së saj dhe për këtë hyri në Librin Gines në edicionin e 2010. Lajmi u bë i ditur të enjten e kaluar nga zyrtarët e Guinness World Records.

Pavarësisht nga shtati i i saj, lopa ka patur 9 shtatzani të rregullta dhe është duke u përballur me të dhjetën, por secili prej nëntë viçave ia ka kaluar në gjatësi nënës së tyre.

KOMENTE