Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Anëtarët e BE: Vizat për Shqipërinë të hiqen brenda Nëntorit 2010
English

Anëtarët e BE: Vizat për Shqipërinë të hiqen brenda Nëntorit 2010

Tiranë, 21 Shtator 2010 NOA - Ministrat e Jashtëm të Sllovenisë dhe Italisë i dërgojnë letër Ministrit të Jashtëm të Belgjikës, Steven Vanackere, për mbështetjen e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE dhe përmbylljen e liberalizimit të vizave për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën.

Përmes dokumentit, kërkohet të hyjë në fuqi brenda fundit të vjeshtës 2010 pra brenda Nëntorit, regjimi i lirë i vizave për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën.

Gjithashtu kërkohet t’i kalohet Komisionit aplikimi i Serbisë për anëtarësim në BE e po ashtu, kërkohet planifikimi nga BE se si të lehtësojë dialogun Prishtinë-Beograd

Ministria jonë e Jashtme thotë se letra është firmosur nga Ministrat e Jashtëm të Italisë dhe Sllovenisë, Franko Frattini dhe Samuel Zbogar, dërguan një letër të përbashkët.

Kjo është e katërta letër dërguar Presidencës së Këshillit të BE), këtë herë presidencës së radhës të BE, specifikisht Ministrit të Jashtëm të Belgjikës, Steven Vanackere, ku kërkohet mbështetja për procesin e zgjerimit të BE me Ballkanin Perëndimor dhe zbatimin sa më të shpejtë të liberalizimit të vizave me Shqipërinë dhe B&H.

Pasi vihet në dukje përpjekja e të gjithë aktorëve në Ballkanin Perëndimor, pavarësisht krizës, për pajtim dhe bashkëpunim rajonal, kërkohet nga BE të kapë këtë moment dhe t’i ndihmojë vendet e rajonit të vazhdojnë ecjen e tyre përpara drejt integrimit evropian .

Në letër përmenden iniciativa të tilla si Procesi i Brdos, apo takime të tilla të nivelit të lartë, si ai i Sarajevës etj., si të parat e këtij lloji pas dekadash që premtojnë për besim në një të ardhme më të mira, duke tejkaluar reminishencat e së shkuarës. Në letër shkruhet se “Procesi i integrimit në BE, ka provuar të jetë me të vërtetë mjeti më i fuqishëm për të sjellë paqen, demokracinë, stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik të vendeve të rajonit, duke i ndihmuar ato të tejkalojnë përfundimisht problemet e së shkuarës”.

Më tej në letër, dy ministrat theksojnë se shpresojnë që Presidenca të vazhdojë procedimin në përputhje me rrugën e përcaktuar në Selanik, konfirmuar gjatë rinovimit të konsensusit mbi zgjerimin më 2006-ën dhe të ritheksuar së fundmi në Sarajevë, me qëllim për ta bërë perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor më të avancuar gjatë muajve të ardhshëm.

Një paragraf i letrës i kushtohet rëndësisë që gjatë takimit të tetorit të Këshillit t’i kalohej Komisionit aplikimi i Serbisë për anëtarësim në BE. Njëkohësisht, duhet të fillojë planifikimi nga ana e BE rreth asaj se si të lehtësojë në mënyrë të suksesshme një proces dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës.

Më tej, dy ministrat theksojnë se është esenciale përmbyllja e procesit të liberalizimit të vizave për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën në përputhje me propozimin e lëshuar nga Komisioni më 27 maj.

Këshilli duhet të sigurojë një grafik kohor pune, me qëllim që të lejojë hyrjen në fuqi të regjimit të lirë të vizave, për dy vendet, në fund të vjeshtës 2010, të siguruar se Komisioni vlerësoi se të gjitha kushtet ishin plotësuar. Një rezultat pozitiv dhe një implementim i shpejtë i procesit të liberalizimit të vizave do t’u dërgonte nj mesazh të fuqishëm Shqipërisë dhe Bosnjes dhe do të shërbente si një nxitje për reforma të mëtejshme të orientuara drejt BE.

e.r/NOA

KOMENTE