English

Autobusi me fëmijë bie në lumë, ndahen nga jeta 15 prej tyre

Pakistan, 21 shtator NOA - Një autobus, i cili po transportonte 30 fëmijë në shkollën, ra në lumin e Jhelum, në zonën e Muzaffarabad, në Kashmir, ku si pasojë mbetën të vdekur 15 prej tyre.

Momentalisht janë gjetur vetëm pesë trupa të pajetë të fëmijëve të mbytur. Autobusi ishte i drejtuar në një shkollë të ONG.

Për sa i përket motiveve të aksidentit, mund të themi se ata mbeten ende për tu qartësuar. Automjeti doli nga kontrolli në një rrugë e cila ndodhet në mesin e maleve të Kashmir, rreth 140 kilometër në veri-lindje të Islamabad.

Sipas një analize të parë të autoriteteve lokale, autobusi, që transportonte fëmijë nga mosha 10 deri në 15 vjeçare, ishte tepër i vjetër dhe me sa duket ai ka pasur dëmtime dhe para se të pësonte aksidentin.

r.b/NOA

KOMENTE