Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha nga Wall Street: Projekti ynë për BE, kemi nevojë për vlerësim të drejtë
English

Berisha nga Wall Street: Projekti ynë për BE, kemi nevojë për vlerësim të drejtë

Nju Jork, 21 shtator, NOA – “Kombi im ka patur dy projekte: projektin e NATO-s dhe tani është projekti i Bashkimit Evropian. Unë e marr si një proces që nuk është kurrë me nxitim, por si një proces të bazuar në meritën”.

Me këto fjalë, kryeministri Berisha e ka prezantuar sot Shqipërinë para kompanive financiare dhe investuese të “Wall Street” në Nju Jork, ku ndodhet për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të OKB-së.

Gjatë këtij takimi, Berisha bëri një paraqitje të zhvillimeve kryesore politike ekonomike të Shqipërisë që nga periudha kur ai nisi angazhimin e tij si politikan, për t’u ndalur më gjerësisht në politikat e suksesshme ekonomike të ndjekura nga qeveria shqiptare në 5 vitet e fundit.

Në këtë kontekst, ai bëri një ekspoze të detajuar të potencialeve të pafundme që ofron Shqipëria për investitorët e huaj, në fusha të ndryshme, duke u ndalur në mënyrë të veçantë në sektorin energjetik, turizëm, industrinë minerale etj.

“Falë qeverisë amerikane dhe presidentit Bush dhe më vonë presidentit Obama ne u bëmë anëtarë të NATO-s, gjë që ishte jashtëzakonisht e rëndësishme. Nëse gjatë dy viteve nënshkruam kontrata prej 6 bilion dollarë, kjo erdhi sepse anëtarësimi i Shqipërisë në NATO solli siguri për investitorët”, tha ai.

Duke shtuar se “ne kemi nevojë për një vlerësim të drejtë dhe për mua procesi i bazuar në meritë është i dobishëm në shumë aspekte”.

“Le të marrim globalizimin, unë besoj në të, dhe të qenit anëtar i BE, ka shumë më hapësirë se rajoni, po ashtu për investitorët. Unë u them investitorëve, shikoni po investoni në zemrën, në tregun evropian më të madhin në botë dhe ky është një avantazh.

Për mua, për qeverinë time është projekti i shekullit dhe po bëjmë më të mirën për të përmbushur të gjitha kërkesat. Pa dyshim është një univers kërkesash, standardesh, normash, kriteresh, por të gjitha janë për interesin me të mirë të qytetarëve shqiptarë”, bëri me dije kreu i qeverisë lidhur me procesin e integrimit evropian.

Ndërkaq, ai tha se arritjet e rëndësishme në fushën ekonomike, si përgjysmimi i taksave, modernizmi i sistemit të taksave apo heqja e barrierave burokratike për biznesin, bënë që Shqipëria të kapë me shpejtësi kohën e humbur, duke shënuar nga viti në vit rritje të ndjeshme ekonomike.

Në këtë aspekt, kryeministri theksoi se qeveria shqiptare është e angazhuar në vazhdimësi për krijimin e lehtësive maksimale për biznesin vendas dhe të huaj, duke siguruar kështu një klimë shumë të përshtatshme për investime.

Dhe me premtimin se çdo investim i huaj, në Shqipëri është një histori suksesi, Berisha i ftoi të pranishmit të vizitonin vendin tonë, për të parë nga afër dhe provuar mundësitë që ai ofron.

“Shqipëria është një vend me plot shpresë për qytetarët. Në fillimet e mia si politikan, njeriu të cilin unë admiroja më shumë ishte Ronald Regan. Unë e lexoja dhe e besoja. Nga Regani mësova se taksat e ulëta janë politika më e mirë për t’u ndjekur. Nga ai mësova gjithashtu se është mëkat të përpiqesh të kurosh padrejtësinë. Dhe këtë parim unë e ndoqa. Nuk u përpoqa të merrem me industrinë dhe ta përtërija atë. Kjo dha rezultat. Ne u përpoqëm të adoptonim standardet më liberale. Çdo vit të ardhurat e dyfishuan. Brenda pak viteve vendi im pati një rritje ekonomike dyshifrore nga pothuaj një vend i dështuar. Politika e taksave të ulëta funksionoi. Gjithashtu ne ecëm shpejt edhe me procesin e privatizimit dhe për dy tre vjet pothuaj 80% e GDP-se vinte nga sektori privat”, tha Berisha në fjalën e tij mbajtur në “Ëall Street”.

Duke shtuar se ndërsa në vitin 2005 u kthye në pushtet, vendimet e para kishin të bënin më përgjysmimin e taksave.

“Ky ishte zotimi im përpara shqiptarëve, të cilin e mbajta. Së dyti, pakësuam administratën në mënyrë të ndjeshme me 33%. Unë kisha premtuar një qeveri të vogël. Gjërat filluan të vihen në lëvizje. Punuam shumë për të hequr pengesat burokratike nga biznesi. Vendi im ka nevojë të ecë shpejt. Nëse të tjerët duhet të vrapojnë, ne duhet të fluturojmë me qëllim që të kapim kohën e humbur. Ne kemi qenë vendi që kemi humbur më shumë kohë. Diktatura, pushtimet i sollën shumë dëshpërim vendit tim. Prandaj, kjo është hera e parë. Ne jemi një vend i lirë dhe të gjitha vendet e lira duhet të ndërtojnë të ardhmen e tyre. Kombi ynë mbijetoi”, tha ai më pas me krenari.

Më tej, kreu i qeverisë do të deklaronte se “Shqipëria është vend i vogël në hartë, por me potenciale të mëdha”.

Kur filloi kriza, qeveria që unë drejtoj mori vendim për të bërë gjithçka për të lehtësuar bizneset. Fatmirësisht, sistemi bankar, i cili është privat, ishte plotësisht likuid dhe funksionoi me dinamizëm të madh. Dhënia e kredisë u rrit disa herë. Megjithatë kriza u ndje. Kështu, bankat hezituan të japin kredi si më parë dhe eksportet tona ranë. Megjithatë, vitin e kaluar ne ishim një nga dy ekonomitë me një rritje të vërtetë, 3.5%”, tha ai...(vijon)

n.e/NOA

KOMENTE