Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dy gra denoncojnë në polici: Na rrahin burrat
English

Dy gra denoncojnë në polici: Na rrahin burrat

Durrës, 21 shtator, NOA – Ushtrim i dhunës fizike dhe psikologjike në mënyrë të vazhdueshme. Ky ka qenë fakti i denoncuar pranë organeve policore të komisariatit të Durrësit nga dy gra të lënduara prej bashkëshortëve të tyre.

Ngjarja konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të qytetit bregdetar, sipas të cilave, ndaj dy grave të lartpërmendura u plotësuan kërkesë-paditë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Mësohet se e para që ka kryer kallëzim penal mban inicialet B.V., është 36-vjeçe, lindur në Lushnjë dhe banuese në Durrës, ndërsa bashkëshorti i saj ka inicialet e A.V. dhe është 38-vjeç, me arsim 8-vjeçar.

Ndërsa gruaja e dytë e lënduar prej bashkëshortit të saj mban inicialet D.A., është 38-vjeçe, e lindur në Kavajë dhe banuese në Durrës, me bashkëshort 46-vjeçarin me inicialet B.A., lindur në Pogradec dhe banues në Durrës.

Materialet në bazë të ligjit nr. 9669 të datës 18.12.2006 iu kaluan për ndjekje të mëtejshme gjykatës së Durrësit.

n.e/NOA

KOMENTE