English

E rrallë - Vajza është vetëm pesëmuajshe, bën llogari matematikore

Pekin, 22 Shtator 2010 NOA - E ëma e një vajze 5 muajshe në Pekin, ka pohuar se vajza e saj është në gjendje të llogarisë veprime të thjeshta matematike dhe problema elementare. Ajo u testua menjëherë dhe rezultatet konfirmuan këtë fakt.

Vajza iu nënshtrua disa testeve të përgatitura nga Instituti i Psikologjisë në Akademinë e Shkencave, ku ajo i kaloi të gjitha me sukses dhe të gjithë u siguruan se ajo ka një aftësi për të konceptuar numrat.

Një nga provat ishte ajo e rënies tri herë të një zileje. Edhe pse do të jenë të nevojshëm teste të tjerë, sërish ekspertët kanë deklaruar se vajza ka aftësi të jashtëzakonshme.

r.b/NOA

KOMENTE