English

Ekolëvizja: Sot, një ditë pa makinën time

Prishtinë, 22 shtator 2010 NOA – “Dita Botërore pa Makina” është nisma që po paralajmërohet të ndodhë sot përmes një organizate, Ekolëvizja, duke synuar që në kryeqytetin e Republikës së Kosovës, Prishtinë, dita e sotme të jetë e përkushtuar për ambientalistët dhe këmbësorët.

“Ne ju ftojmë që sot më 22 shtator 2010 të vini me biçikleta te Sheshi “Nëna Terezë” në Prishtinë dhe kështu t’i bashkoheni fushatës për shënimin e Ditës Botërore pa makina”, - thuhet në deklaratën që lëshoi Ekolëvizja.

Me këtë fushatë, Ekolëvizja thotë se dëshiron që “bashkërisht, së paku për një ditë, të lëmë makinat dhe të promovojmë përmirësimin e transportit masiv, çiklizmit dhe ecjes”.

Me këtë ngjarje simbolike, Ekolëvizja i bën thirrje qytetarëve, institucioneve dhe të gjithë faktorëve tjerë që kanë ndikim në mjedisin tonë ku jetojmë dhe veprojmë, që të përdorin sa më pak makina dhe në vend të tyre të gjejnë forma alternative të qarkullimit.

Prapavija e shkurtër e Ditës Botërore pa makina lë gjurmë që prej disa vitesh por më shumë në këto të fundit. Sidomos e bujshme kjo nismë ishte në vitin 2007, kur në më mbi 2000 qytete nga 35 shtete të ndryshme të botës, u arrit të organizohej dita pa makina.

Qëllimi i kësaj dite, është që të kontribuohet në inkurajimin e qytetarëve të përdorin forma të tjera alternative të transportit.

Rreth “Ekolëvizja”

Ekolëvijza është lëvizje mjedisore e themeluar në vitin 2010 nga tetë organizatave jo-qeveritare kosovare dhe ka për mision të rrisë involvimin aktiv të shoqërisë kosovare në mbrojtjen dhe zhvillimin e mjedisit duke avokuar për ndërmarrje të hapave konkret drejt përparimit të saj.

a.b/NOA

KOMENTE