Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fratini dhe Kushner, urojnë Haxhinaston për postin e ri
English

Fratini dhe Kushner, urojnë Haxhinaston për postin e ri

Tiranë, 21 shtator, NOA - Me rastin e emërimit të tij si Ministër i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto ka marrë urime të përzemërta përmes mesazhesh të veçanta nga homologu i tij italian Franko Fratini dhe ai francez, Bernard Kushner.

“Qeveria shqiptare ka përpara sfida të një rëndësie të veçantë dhe pala italiane do të vazhdojë të ofrojë gjithë mbështetjen e nevojshme për t'i zbatuar ato. Së pari, objektivin e afërt të liberalizimit të vizave dhe perspektivën e prekshme për arritjen e statusit të vendit kandidat në BE. Rruga drejt integrimit evropian përbën një objektiv strategjik për përmbushjen e të cilit është e nevojshme që e gjithë klasa politike shqiptare të vazhdojë të punojë në harmoni”, shkruan në mesazhin e tij Fratini.

Sipas tij, në nivel dypalësh, Roma dhe Tirana kanë ndërtuar një bashkëpunim të shkëlqyer e të konsoliduar, rrënjët e shëndosha të të cilit gjenden në ndjenjat e miqësisë historike që lidhin dy popujt tanë.

“Është fjala për një lidhje të fortë e gjithmonë të frytshme, siç dëshmojnë rezultatet e shkëlqyera që shënoi stina e fundit promovuese “Italia-Shqipëria 2010, dy Popuj, një Det, një Miqësi. Le të vazhdojmë, pra, punën për thellimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe, edhe në dimensionin rajonal, atë të hapësirës adriatiko-joniane, e cila i ka vendosur vendet tona në vijën e parë të angazhimit”, shkruan ndër të tjera Fratini.

Ndërsa ministri i Jashtëm francez, Bernard Kushner në mesazhin e tij drejtuar Haxhinastos përmend faktin se “është i bindur që veprimtaria e tij do të përshpejtojë afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Evropian”.

“Në sajë të përpjekjeve tona të përbashkëta, marrëdhëniet midis dy vendeve tona, aq të ngushta dhe miqësore, duhet të zhvillohen më tej dhe bashkëpunimi ynë duhet të fitojë, në të gjitha fushat e mundshme, një dimension të ri”, përfundon Kushner.

n.e/NOA

KOMENTE