Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kadare, ligjëratë para shqiptarëve në Shtutgard të Gjermanisë
English

Kadare, ligjëratë para shqiptarëve në Shtutgard të Gjermanisë

Shtutgard, 21 shtator, NOA /Asllan Dibrani - Shkrimtari i madh Ismail Kadare, i ftuar në Shtutgard të Gjermanisë, nga Asociacioni Shqiptar për Kulturë dhe Integrim dhe disa shoqata shqiptare në Baden Vürtenberg, mbajti një ligjëratë të posaçme.

Shqiptarët e Shtutgardit kësaj here e ndien veten të privilegjuar që u takuan me gjeniun e letrave shqipe, që e panë me sy dhe e dëgjuan me veshët e tyre një ligjëratë mbrëmje kushtuar veprimtarisë letrare dhe artit e të shkruarit në gjuhën shqipe.

Për ta nderuar Kadarenë, erdhën shqiptarë nga të gjitha rajonet e Gjermanisë, Austrisë dhe nga Zvicra, të shoqëruar edhe nga studiues dhe artdashës gjermanë, që në këtë mbrëmje pati dhe komunikim në gjuhën shqipe nga ana e tyre.

Nder të veçantë, këtij takimi i bënë edhe ambasadori i Shqipërisë Valter Ibrahimi dhe ai i Kosovës Vilson Mirdita.

Ligjërata e Ismail Kadaresë ishte e përqendruar në kornizat e veprave të veta dhe

letërsinë shqiptare, por me kalimin e kohës u inkuadruan edhe publiku me pyetjet e veta nga kureshtja, që të mësojnë sa më shumë nga Kadareja për krijimtarinë e tij, për veprat e tij, të shkruara edhe në kohën e sistemit monist në Shqipëri, por edhe gjatë emigrimit në Francë.

Nga emocionet evidente të shqiptarëve të Kosovës për ta parë popullin shqiptar të bashkuar, pati edhe pyetje me karakter politik në te cilën ligjërata e Kadaresë morri dimensione të një debati politik, nga e cila edhe pa dashje, epilogu u shkallëzua në fusha të ndryshme diskutuese.

Zotit Kadare në këtë orë letrare iu shtruan pyetje të llojeve të ndryshme për sistemin e ish- komunizmit në Shqipëri, për figura të ndryshme si për Enver Hoxhën, Adem Demaçin, Ibrahim Rugovën, Ramiz Alinë, progresin e gjuhës dhe letërsisë shqiptare pas rrënimit të sistemit monist dhe pas çlirimit të Kosovës nga okupatori serb pjesërisht, bashkimin e dy shteteve në një shtet të vetëm në Shqipërinë natyrore.

Në fund, pati edhe pyetje për tendencat e ndarjes së shqipes në dy dialekte, toskërishten dhe gegërishten, pozicioni i gjuhës dhe letërsisë shqipe në rangun e gjuhëve botërore etj.

a.d/n.e/NOA

KOMENTE