English

Katy Perry dhe Lady Gaga, mbretëreshat e MTV Europe Music Awards

Janë ato, mbretëreshat e popit dhe dy të nominuarat për Mtv Europe Music Awards, në program më 7 nëntor në Majorka.

Katy Perry dhe Lady Gaga kanë arritur që me pesë vota të jenë kandidatet kryesore për fitimin e kategorive Best Pop, Best Female dhe Best Song, ku për Lady Gaga shtohet dhe çmimi për Best Live Act, ndërsa për Katy Perry ai i Best World Stage Performance.

Mirë mund të themi është dhe Eminem, i cili renditet me katër vota. Rreperi amerikan është në kategorinë e Best Song, Best Male dhe Best Video me këngën “Love the Way You Lie”, ku është në duet së bashku me Rihanna.

Muse, Thirty seconds to Mars, Linkin park dhe Kings of leon do të sfidohen me Ozzy Osbourne për çmimin në kategorinë e Best Rock.

Ndërsa Justin Bieber është nën nominim për çmimin Best New Act, së bashku me Ke$ha, B.o.B, Plan B dhe Jason Derulo.

r.b/NOA

KOMENTE