Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta në OST: Të fuqizohen dhe kontrollohen interkonjeksionet, kusht për integrimin në rrjetet evropiane
English

Meta në OST: Të fuqizohen dhe kontrollohen interkonjeksionet, kusht për integrimin në rrjetet evropiane

Tiranë, 21 shtator, NOA – Fuqizimi dhe modernizimi i rrjetit të transmetimit si kusht për integrimin e sistemit elektroenergjetik shqiptar në rrjetet rajonale dhe evropiane ishin në qendër të takimit të ministrit të Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjitikës, Ilir Meta me drejtuesit e operatorit të Sistemit të Transmetimit.

Ministri Meta në fjalën e tij theksoi se rrjeti i transmetimit të energjisë elektrike përbën shtyllën vertebrore të gjithë sistemit elektroenergjetik dhe njëkohësisht nyjën lidhëse me të gjitha rrjetet rajonale dhe evropiane.

Ministri i Energjitikës, tha se duhet rritur kapaciteti i lidhjeve të këtij sistemi me sistemet fqinje, fuqizimi i interkonjeksioneve si dhe kontrolli i plotë i tij, të cilët përbëjnë kushte të domosdoshme për pranimin e Shqipërisë si anëtare me të drejta të plota në Rrjetin Evropian të Sistemeve të Transmetimit të Energjisë Elektrike.

Në këtë kontekst, ministri Meta kërkoi kurorëzimi me sukses të projekteve madhore që janë në proces, si dhe nisjen sa më shpejt të projekteve të tjera të nënshkruara me donatorët e huaj.

Në veçanti, ministri i Energjitikës, përmendi projektin e linjës së tensionit të lartë 400 kv Elbasan-Tiranë-Podgoricë, Qendrën Kombëtare Dispeçer, nënstacionin e Kasharit, i cili do të zgjidhë njëherë e mirë jo vetëm problemet e kryeqytetit.

Sipas zotit Meta ky nënstacion do të fuqizojë të gjithë sistemin tonë si një nyjë lidhëse shumë e rëndësishme, për të cilën ai shprehu besimin që në muajt e ardhshëm të përurohet përfundimi i këtyre veprave madhore për sistemin energjetik.

“Këto projekte, si dhe ato që janë parashikuar në një të ardhme afatmesme dhe afatgjatë, si linja e tensionit të lartë 400 kv me Maqedoninë, në mënyrë të veçantë kablli ujor me Italinë, do të ndihmojnë direkt në pjesëmarrjen aktive të Shqipërisë në tregjet rajonale të energjisë elektrike, nëpërmjet Qendrës Rajonale të Ankandeve që është parashikuar për tu ndërtuar me Malin e Zi”, nënvizoi ministri i ETE-s.

Sipas ministrit, ecuria e këtyre investimeve do të ndikojë shumë në rritjen e interesit të investitorëve të huaj, për të investuar më shpejt në ndërtimin e veprave të rëndësishme prodhuese në sistemin tonë energjetik.

Duke kërkuar korrektesë maksimale në ecurinë e gjithë këtyre projekteve, me qëllim thithjen e investimeve edhe në të ardhmen, ministri i Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjitikës, Ilir Meta paralajmëroi se së shpejti do të organizohet edhe Konferenca e Donarorëve për Energjinë, ku do të diskutohet për ecurinë e projekteve aktuale, por edhe për nisjen e projekteve të reja në sistemin energjetik.

mit/NOA
KOMENTE