Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta: Zgjedhjet për kreun e LSI në Tiranë, kandidatët Panariti e Rrokaj garanci suksesi
English

Meta: Zgjedhjet për kreun e LSI në Tiranë, kandidatët Panariti e Rrokaj garanci suksesi

Tiranë, 21 shtator, NOA – “Shpreh respektin dhe konsideratën më të lartë për të dy kandidaturat për kryetarin e LSI-së së Tiranës, pasi është një rast unikal që kemi si kandidat për një detyrë kaq të rëndësishme dy figura shumë kuptimplota”.

Kështu ka deklaruar gjatë një takimi me përfaqësues dhe simpatizantë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, kryetari i kësaj force politike, Ilir Meta, sipas të cilit “të dielën e ardhshme, në datën 26 shtator, të gjithë anëtarët dhe anëtarët e LSI-së dhe LRI-së së Tiranës, do të votojnë për kryetarin e tyre të ri përmes votës së shenjtë dhe të fshehtë”.

“Janë dy intelektualë të shquar në fushat e tyre, janë dy profesorë me kontribute të spikatura shoqërore, shkencore, morale. Janë dy emrat, të cilët kanë dhënë kontribute shumë të rëndësishme për LSI. Të dy nuk janë pjesë e qeverisë, edhe pse të dyve u janë propozuar detyra shumë të larta në qeveri, por nuk i ka penguar që të jenë nga më aktivët në veprimtarinë e tyre”, i ka përshkruar ai dy kandidatët e LSI-së.

Sipas Metës, LSI nuk është krijuar dhe nuk ka si motiv të saj për të sjellë në pushtet disa individë, cilitdo qofshin ata, por është një forcë politike e cila ka ardhur për ta ndryshuar dhe modernizuar jetën politike në Shqipëri, për të sjellë standarde të reja, dhe standardet që përfaqësojnë Edmond Panariti dhe Shezai Rrokaj, janë nga më të lartat, dhe kontributet e tyre janë nga më të vyerat.

Duke përfunduar se kandidatët Rrokaj dhe Panariti “janë një shembull suksesi për shumë arsye, për të gjithë ata që duan të ecin përpara në rrugën e shkencës, për të gjithë ata që duan të ecin përpara në rrugët më të mira bashkëkohore”.

n.e/NOA

KOMENTE