Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e Shtypit, 21 shtator 2010
English

Pasqyra e Shtypit, 21 shtator 2010

Tiranë, 21 shtator, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Martë, 21 shtator 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.

Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme akuzat e hedhura dje nga kryeparlamentarja Topalli ndaj presidentit Topi se po mban peng emërimin e kreut të Gjykatës Kushtetuese. Ato paraqesin edhe deklaratat e saj mbi idenë për ngritjen e parlamentit të ri tek Piramida. Ndërkaq, një argument tjetër i të përditshmeve sot është edhe ai i daljes së llotarisë amerikane, me rregullat e reja për aplikim.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Dekretet, pasuria e gjyqtarëve të Topit”, i cili citon faktin sesi pasuria e anëtarëve të dekretuar nga presidenti për Gjykatën Kushtetuese, do hetohet nga ILDKP-ja.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Universitetet, mbi 600 vende në Durrës dhe Elbasan”.

“Visigrova: Mashtrimet dhe të fshehtat në oborrin mbretëror” është një artikull që citon një intervistë të dhënë nga kërcimtarja e pallatit mbretëror.

“Topalli: Topi ka shkelur Kushtetutën për kreun e Gjykatës Kushtetuese” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Gazeta “Panorama” publikon si artikullin e saj kryesor ditën e sotme atë me titullin “Dekreti i Topit/ PS: Bllokim Kuvendit për ligjin e pronave”, i cili tregon detaje nga reagimi i selisë rozë lidhur me votimin e ligjit të pronave në seancën e fundit plenare.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Nis llotaria amerikane, zv/ambasadorja amerikane: Rregullat e reja i japin prioritet shkollës së lartë”.

Ndërkaq, lidhur me pensionet, në këtë të përditshme do të gjeni artikullin me titullin “Pensionet, shtesa e re 5% në fshat dhe 10% në qytet”.

Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Ismail Kadare: Ramiz Alia e donte edhe 10 vjet pushtetin në vitin 1990”.

“Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor të saj “Kuvendi, salla e re kushtoi 73 milionë lekë”, i cili tregon detaje nga shpenzimet për sallën e re të Kuvendit.

“Ministria e Kulturës: Bunkerët e Enverit të ruhen si monumente kulture”, është një artikull tjetër i kësaj të përditshmeje i cili i referohet një vendimi të MTRKS-së.

Ndërsa në një artikull të veçantë në këtë të përditshme do të lexoni atë me titull “Zgjedhjet vendore, Bode i ndryshon Ramës reklamat në Tiranë”.

“Edi Rama: Të heqim Berishën me zgjedhje të parakohshme” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor “Kreu i Kushtetueses, gjyqtar i vjetër”, i cili tregon detaje nga zgjedhja e kreut të ri të Gjykatës Kushtetuese.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Uji i ndotur helmon 200 fëmijë në Vlorë”.

Ndërsa çështja e krizës politike mbërrin në numrin e sotëm të kësaj gazete përmes artikullit “Hayman: Pozita dhe opozita të punojnë bashkë për vendin”.

“Rama në Librazhd: 1 milion të papunë përmbysin qeverinë” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “Ylli Manjani: Kutitë te Venecia, afati ka skaduar”, i cili i referohet një interviste të dhënë nga përfaqësuesi ligjor i selisë rozë, sipas të cilit kutitë e votimit të 28 qershorit, duhet të çohen në Venecia.

Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Topalli: Parlamenti i ri, mbi Piramidën e Enverit”.

Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Spiro Ksera: Pensionet, rritje 10% deri në 2013”.

Ndërsa në rubrikën “arsimi” do të lexoni “Universitetet/ Lista e plotë me kuotat boshe”.

n.e/NOA

KOMENTE