Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti: Bashkim Dedja dekretohet kryetar i Gjykatës Kushtetuese
English

Presidenti: Bashkim Dedja dekretohet kryetar i Gjykatës Kushtetuese

Tiranë, 21 shtator, NOA – Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka kthyer përgjigje sot kërkesave të drejtuara nga mazhoranca për dekretimin e kreut të ri të Gjykatës Kushtetuese, sipas tyre i vonuar me katër muaj.

Vetëm pak momente para se të nisej për në Nju Jork, kreu i shtetit ka dekretuar në krye të Gjykatës Kushtetuese, anëtarin e kësaj gjykate, Bashkim Dedja, i dekretuar pak kohë parë nga presidenti dhe i pranuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

Presidenti Topi e dekretoi emërimin e Bashkim Dedes në krye të GJK-së, në mbështetje të nenit 93 dhe 125, paragrafi 4, të Kushtetutës së Shqipërisë.

Lajmin për dekretimin e emërimit të kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, por pa zbuluar emrin e kreut të ri, një post që deri tani mbahej nga Vladimir Kristo, u dha dy orë para daljes së dektretit të Presidentit në faqen zyrtare të Presidencës, nga këshilltari juridik i Presidentit, Spiro Peçi në një konferencë të shkurtër për shtyp.

Mosemërimi i kreut të GJK-së, qysh në korrik, i kërkuar nga mazhoranca për shkak se kreut të GJK-së, Kristo, i kishte kaluar afati i drejtimit, solli një reagim të fortë ndaj presidentit Bamir Topi.

Më parë në një deklaratë për shtyp, Presidenti i Republikës informoi opinionin publik edhe njëherë se gjatë gjithë procesit të emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese ka zbatuar në mënyrë rigoroze kërkesat e Kushtetues së Republikës.

Në këtë deklaratë u bë e ditur se kreu i GJK-së, do të zbulohej, vetëm pak momente para nisjes së kreut të shtetit për në Nju Jork, ku do të marrë pjesë në sesionin e 65-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Këshilltari i Presidentit bëri të ditur se në bazë të nenit 125, pika 4, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese emërohet nga radhët e anëtarëve të saj, nga Presidenti i Republikës, me pëlqimin e Kuvendit.

Presidenti bëri të ditur se emërimi i kreut të ri erdhi pas mbarimit të mandatit të Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.

Presidenti i Republikës, duke i kthyer përgjigje mazhorancës me dekretimin e Bashkim Dedes në krye të GJK-së, vlerësoi se përzgjedhja e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, është një proces i rëndësishëm, e duhej realizuar me seriozitetin maksimal, gjë që ka kërkuar edhe shqyrtimin dhe konsultimet e nevojshme për të bërë të mundur emërimin e Kryetarit të kësaj Gjykate.

Presidenti i Republikës, më 6 Shtator, ka dekretuar edhe katër anëtarë të rinj të Gjykatës Kushtetuese, për të cilët pritet pëlqimi i Kuvendit.

Duke shqyrtuar në tërësi kandidaturat për kryetar, por veçanërisht, duke u nisur nga fakti që Kuvendi i Shqipërisë nuk ka filluar ende procedurat për dhënien e pëlqimit dhe mesa duket, ky proces do të zgjasë deri në 8 javë, sipas ndryshimeve të bëra në Rregulloren e Kuvendit, Presidenti i Republikës tashmë, duke marrë pëlqimin e njërit prej gjyqtarëve aktualë, vendosi që sot, para largimit për në takimin e Asamblesë së 65-të, të Kombeve të Bashkuara, të emërojë Kryetarin e ri të kësaj Gjykate, që është Bashkim Dedja.

mit/NOA

KOMENTE