Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkenca në dilemë: Ja 8 zërat misteriozë të paidentifikuar (VIDEO)
English

Shkenca në dilemë: Ja 8 zërat misteriozë të paidentifikuar (VIDEO)

Tiranë, 22 Shtator 2010 NOA 01.00 / Rid Bulku - Alienët komunikojnë me ne? Bota është plot tinguj, prodhuar nga çdo gjë, shumica e të cilave janë të njohura nga ne, por ekzistojnë disa tinguj, a zëra që për vite me radhë nuk u është dhënë ende një shpjegim, apo të jetë përcaktuar burimi i tyre.

Ja 8 zërat misteriozë të paidentifikuar ku të parin e gjeni më poshtë dhe çdo ditë pas mesnate do të gjeni dhe 7 zërat e tjerë:

The Bloop

Gjatë vitit1997 detektorët e Institutit Oqeanografik nën ujërat e thellë regjistruan një zë misterioz, që zgjati rreth 1 minutë dhe u dëgjua në një rreze prej rreth 5000 km nga detektorë të ndryshëm në Oqeanin Paqësor.

Pajisjet, të pozicionuara në zonën e quajtur "Deep Sound Channel" (poshtë ujërave ku u dëgjua zëri) gjatë Luftës së Ftohtë, kishin si qëllim të kapnin sinjale nga nëndetëset sovjetike.

Ata përdoren ende sot për të vëzhguar fenomenet natyrore. Frekuenca e zërit të regjistruar u rrit me shpejtësi dhe pastaj u zhduk ngadalë në thellësitë e oqeanit. Përjashtohet kategorikisht që zëri mund të ketë qenë prodhuar nga njeriu apo ndonjë kafshë e njohur, edhe prehistorike.

Supozohet të ketë ardhur nga ndonjë krijesë e panjohur e detit të thellë dhe misterioz.

{youtube}OBN56wL35IQ{/youtube}

Nesër, 23 Shtator 2010 01.00 “The Hum – Gumëzhima e Taos”

KOMENTE