Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kadare fiton çmimin “Lerici Pea” për poezinë, inkurajim për lirinë e privuar
English

Kadare fiton çmimin “Lerici Pea” për poezinë, inkurajim për lirinë e privuar

Romë, 22 shtator, NOA – Shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare, ka arritur të marrë çmimin “Lerici Pea 2010”, në edicionin e 57 të këtij evenimenti të njohur për letrat, përkrah emrave të njohur të tyre si Sergio Zavoli, Valerio Magrelli dhe Daniela Liberti.

Ceremonia e ndarjes së këtyre çmimeve bëhet me dije nga mediat italiane se do të zhvillohet gjatë datave 24-26 shtator në kështjellën e Lericit, provinca e Spezias në Itali, gjatë të cilave parashikohet që personazhi i njohur i letrave shqipe, Ismail Kadare, të mbajë edhe një diskutim të veçantë mbi veprën e tij poetike.

Mediat italiane bëjnë me dijeni se ky diskutim i hapur i Kadaresë, i drejtuar nga Pierluigi Battista i “Corriere della Sera”, do të nxjerrë në dritë edhe një herë idenë e lirisë së shtypit, fjalës dhe të shprehjes.

“Liri të mohuara këto ndaj shkrimtarit në vendin e tij e origjinës, të cilat e detyruan atë që të shkojë në mërgim”, citojnë mediat italiane.

E pikërisht, çmimi i madh atij i është dhënë edhe si një formë inkurajimi për të privuarit nga liria.

Çmimet “Lerici Pea” kanë një histori të gjatë tradite të kulturës dhe të promovimit të poezisë, që në vitet ’50, përfshirë brenda tyre nderime për poetët dhe shkrimtarët më të mëdhenj italianë, si edhe ata të huaj,

“Lerici Pea 2010” feston përvjetorin e tij të 57 me stilin që e ka karakterizuar gjithmonë: përmes një vargu ngjarjesh kulturore dhe takimesh që kanë prekur vende të ndryshme dhe kanë të bëjnë me një audiencë të gjerë.

E këtë radhë, emri i Ismail Kadaresë, nderon Shqipërinë në këtë eveniment të rëndësishëm për letrat kudo në botë.

n.e/NOA

KOMENTE