Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryediplomati kinez: Të nxiten raportet me Shqipërinë
English

Kryediplomati kinez: Të nxiten raportet me Shqipërinë

Pekin, 22 shtator, NOA - Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Kinës, Jang Jiechi i dërgoi një telegram urimi ministrit shqiptar të Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto me rastin e marrjes së detyrës së re.

“Me rastin e mandatimit të Shkëlqesisë Suaj si Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, ju shpreh Juve urimet më të përzemërta. Ju uroj suksese në detyrën Tuaj të rëndësishme”, shkruan ai në këtë letër.

Duke shtuar se është i gatshëm, duke punuar së bashku me të, për të dhënë një kontribut të ri për forcimin e shkëmbimeve dhe të bashkëpunimit midis dy ministrive të Punëve të Jashtme të dy vendeve, si dhe për nxitjen e marrëdhënieve miqësore tradicionale të bashkëpunimit midis Kinës dhe Shqipërisë.

n.e/NOA

KOMENTE