Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lushnjë, dhunoi seksualisht të miturën, i dyshuar 50 vjeçari, ish rojë i manastirit të Ardenicës
English

Lushnjë, dhunoi seksualisht të miturën, i dyshuar 50 vjeçari, ish rojë i manastirit të Ardenicës

Lushnjë, 22 shtator, NOA – Tre muaj pas përdhunimit të një nëntëvjeçareje në fshatin Kolonjë të Lushnjës, ku vetë prindërit e gjetën në kodrat e Ardenicës në një gjendje shoku psikik, policia e Lushnjës ka vënë në pranga sot një tjetër person.

Burime nga policia e qarkut thanë për agjencinë NOA se bazuar në hetimet e kryera të prokurorisë dyshimet ranë mbi një ish rojë në manastirin e Ardenicës.

Andaj shërbimet e policisë kanë vënë në pranga dje 50 vjeçarin Bardhyl Dervishi, një banor i këtij fshati që punonte më parë si rojë në manastirin e Ardenicës.

Për dhunimin e të miturës asokohe policia ndoqi penalisht 18 vjeçarin Fatbardh Hoxha.

Pas tre muajsh pyetje në prokurori me akuzën e ushtrimit të dhunës seksuale ndaj të miturës 9 vjeçare, i riu është lënë i lirë.

Mësohet se familjarët e të riut kanë kërkuar nga shteti të japë falje publike për dëmin moral të shkaktuar ndaj fëmijës së tyre, Fatbardh Hoxha si dhe ndaj familjes Hoxha.

Pas arrestimit të të riut familjarët e tij kishin deklaruar se nuk besonin kurrsesi që djali i tyre të kishte kryer një krim të tillë të rëndë, shkaktuar ndaj një të miture.

Hetimi për zbardhjen e ngjarjes ku u dhunua seksualisht e mitura vazhdojnë tashmë mbi 50 vjeçarin Bardhyl Dervishi.

mit/NOA
KOMENTE