Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mediu në biçikletë: Keqardhje për planet urbanistike pa rrugë biçikletash
English

Mediu në biçikletë: Keqardhje për planet urbanistike pa rrugë biçikletash

Tiranë, 22 shtator, NOA, Update – Planifikimi jo i duhur urban, mosplanifikimi i rrugëve për biçikleta bën që çdo ditë në rrugët e kryeqytetit të ketë trafik të rënduar si dhe mungesë të sigurisë.

Kështu u shpreh sot ministri i Mjedisit Fatmir Mediu, përgjatë aktiviteteve të ministrisë së Mjedisit në kryeqytet kushtuar ditës botërore pa makina, për shënimin e të cilës vetë ministri Mediu shëtiti në kryeqytet me biçikletën e tij, duke dhënë një shembull të vetin për qytetarët e Tiranës.

Në fjalën e tij të mbajtur me këtë rast, në sheshin “Nënë Tereza”, ku edhe ka kryer shëtitjen me biçikletë, ministri i Mjedisit tha se “ky aktivitet i përvitshëm synon të ndërgjegjësojë publikun për pasojat negative që shkakton përdorimi i automjeteve në mjedis, në cilësinë e ajrit, shtimin e zhurmave, si dhe për të inkurajuar zhvillimin e transportit publik”.

Pikërisht duke folur për rrugëtimin në kryeqytet, ministri shprehu shqetësimin e tij se “ajo çfarë vihet re me shqetësim është se rrugët e qyteteve nuk janë dizenjuara, duke pasur parasysh përmirësimin e kushteve për kalimtarët dhe ata që dëshirojnë të ecin me biçikleta”.

Lidhur me këtë nismë, zoti Mediu theksoi se është e rrallë për qytetet shqiptare të ngarkuara me trafik makinash dhe smog, të shohesh fëmijë që shkojnë për në shkollë apo që dalin me biçikleta, apo me mjete të tjera miqësore ndaj mjedisit.

“Ajo çfarë unë do mendoja se është e rëndësishme në një ditë si kjo, është ndërgjegjësimi për të patur një bashkëveprim më të madh në politikat që ne ndërmarrim”, nënvizoi sakaq ministri i Mjedisit.

Janë dashur katër vjet, tha ministri Mediu që kjo nismë të bëhet një nga manifestimet më përfshirëse në fushën e mbrojtjes së mjedisit.

Në vitit 2002 ishin 476 qytete, të cilat u përfshinë për herë të parë në këtë inisiativë, ndërsa sot numri i qyteteve i kalon 13.000.

Sot edhe Tirana dhe qytete të tjera në vend i janë bashkuar kësaj nisme, ku qytetarët zgjedhin të ecin në këmbë ose biçikleta. Nisma europiane “Në qytet pa makinën time” ka startuar në Francë në vitin 1998.

Aktivitetet kushtuar Ditës Botërore pa makina u mbështetën nga Ambasada Hollandeze në Tiranë.

mit/NOA
KOMENTE