Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
OKB, Ban Ki Moon: Serbia dhe Kosova, dialog për kontestin
English

OKB, Ban Ki Moon: Serbia dhe Kosova, dialog për kontestin

Nju Jork, 22 shtator, NOA - Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, në ditën e fundit të samitit për objektivat e mijëvjeçarit që po mbahet në selinë e OKB-së në Nju Jork, deklaroi se është shumë i rëndësishëm të arrihet dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit pas shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, ka shprehur gatishmërinë Kombeve të Bashkuara për të kontribuar në këtë drejtim.

Madje në njoftimin për shtyp të Qendrës për Informim të OKB-së, thuhet se Ban Ki Moon në takimet me tre udhëheqës evropianë, ka paraqitur se një nga synimet e Mileniumit në Nju Jork, është edhe se “Serbia dhe Kosova duhet të përfshihen në dialog për kontestin”, një diskutim ky i përmbyllur për aspiratat e Kosovës dhe autoritetet e saj, që këmbëngulin të mos bisedohet për statusin dhe integritetin territorial të Kosovës.

Ban Ki-Moon ka diskutuar për çështjen e Kosovës me presidentin serb Boris Tadiç, presidentin e Sllovenisë Danillo Tyrk, dhe ministrin e Jashtëm të Polonisë, Radoslav Sikorski, thuhet në komunikatën e OKB-së, por me asnjë nga autoritetet e Kosovës, të cilët ndodhen në Nju Jork.

mit/NOA
KOMENTE