Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Raporti: UNMIK, nuk po e ndihmon integrimin e Veriut
English

Raporti: UNMIK, nuk po e ndihmon integrimin e Veriut

Prishtinë, 22 shtator, NOA - Zyra për koordinimin e zbatimit të Strategjisë për Veriun e Kosovës vlerëson se administrata në veri të Mitrovicës ka ndihmuar de fakto ndarjen ndërmjet komunitetit serb dhe komuniteteve të tjera në veri të saj.

Raporti i publikuar së fundmi prej kësaj zyre, vlerëson sesi buxheti i qeverisë së Kosovës i ndarë për Veriun, nëpërmjet UAM-it kalon në administrimin e strukturave paralele.

“Administrata e UNMIK-ut në veri të Mitrovicës është shndërruar në një pengesë të integrimit të këtij qyteti dhe po e ndihmon mbijetesën e strukturave paralele të Serbisë në atë pjesë të Kosovës. Në vend të shpërbëjë strukturat paralele, UAM-i ashtu sikur edhe në të kaluarën, e mban autoritetin në veri të Mitrovicës dhe i lejon strukturat paralele të vazhdojnë qeverisjen”, thuhet në raportin e ICO dhe qeverisë së Kosovës.

Raporti pohon ndër të tjera se administrata eUNMIK-ut në veri të Mitrovicës, e krijuar me qëllim që të zëvendësojë strukturat paralele serbe në veri të Kosovës dhe pjesën mbi lumin Ibër tëMitrovicës ka bërë krejtësisht të kundërtën.

Kur ajo në fakt, kishte si qëllim ofrimin e qeverisjes së barabartë për të gjitha komunitetet.

n.e/NOA

KOMENTE