Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkenca në dilemë: Ja 8 zërat misteriozë të paidentifikuar (VIDEO 2)
English

Shkenca në dilemë: Ja 8 zërat misteriozë të paidentifikuar (VIDEO 2)

VIDEO – Zhurma e parë: “The Bloop”

Tiranë, 23 Shtator 2010 NOA 01.00 - Alienët komunikojnë me ne? Bota është plot tinguj, prodhuar nga çdo gjë, shumica e të cilave janë të njohura nga ne, por ekzistojnë disa tinguj, a zëra që për vite me radhë nuk u është dhënë ende një shpjegim, apo të jetë përcaktuar burimi i tyre.

Ja 8 zërat misteriozë të paidentifikuar ku të parin e gjetët dje, “The Bloop”, sot vijojmë me “The Hum” dhe çdo ditë pas mesnate do të gjeni dhe 6 zërat e tjerë:

The Hum – Gumëzhima e Taos

{youtube}qGHe7rdq0Ds{/youtube}

Kudo në botë, në vende si Meksika e re, Havai dhe Britania, gjatë viteve, njerëz të ndryshëm kanë përshkruar dhe dëgjuar atë që quhet "Gumëzhima e Taos" ose "Taos Hum".

Hum është një zë i vazhdueshëm, i bezdisshëm dhe shumë i ngjashëm me atë të motorëve diezel të makinave dhe është perceptuar shpesh si dridhje brenda trupit (të tilla si ato që ndjehen kur jemi në një dhomë ku muzika është me volum të lartë).

Zëri përhapej me shumë intensitet gjatë natës. Në SHBA, zëri ishte aq i fortë sa detyroi qytetarët e Taos, një qytezë në SHBA, që të organizohen së bashku në vitin 1993 për të hetuar dhe për të gjetur burimin e zhurmës.

Për fat të keq asgjë nuk ka dalë në dritë. Teoria e vetme e kësaj zhurme të bezdisur që mbizotëron mendohet të jetë për shkak të mjeteve të transmetimit që përdorin për të kontaktuar nëndetëset ushtarake ose pajisjet e tjera elektronike.

Taos ndodhet, rreth 200 kilometra në veri të Rosewell, jo larg nga disa instalime ushtarake.

Në fillim të viteve '90 ka pasur disa raportime të këtij tingulli të bezdisshëm që nuk mund t’i identifikohej burimi.

Shkencëtarë, studiues nga shumë universitete kanë bërë një sërë kërkimesh, por asnjë nuk ka arritur të gjejë përgjigje bindëse për këtë fenomen.

Në ishullin Big Island, Havai, tingulli i atribuohet vullkanit, por shumë veta thonë se zëri nuk mund t'i atribuohet një vullkani edhe në Kent, Angli apo Taos, në Meksikën e Re, nga ku ka marr dhe emrin.

Është një efekt elektromagnetizmi? Supernatural? Një iluzion kolektiv?

{youtube}EuRBM0i8mbI{/youtube}

VIDEO – Zhurma e parë: “The Bloop”

Nesër, 24 Shtator 2010 01.00 Zhurma e tretë: “Shpërthimet misterioze të Mistpouffers”

KOMENTE