Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha, i ftuar nderi nga Federata Pan-Shqiptare “Vatra”
English

Berisha, i ftuar nderi nga Federata Pan-Shqiptare “Vatra”

Nju Jork, 23 shtator, NOA - Gjatë qëndrimit në Nju Jork, kryeministri Berisha ishte i ftuar nderi në darkën e shtruar nga Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “Vatra”.

Duke i falënderuar për mikpritjen, ai shprehu falënderime për kontributin që diaspora ka dhënë për zhvillimet në Shqipëri dhe në Kosovë.

Më tej, gjatë fjalës së tij, kryeministri u shpreh se “asnjë komb, përveç kombit hebre, nuk ka përjetuar barbaritë që ka përjetuar kombi ynë gjatë shekulli që shkoi. Por, sërish, duhet të pranojmë se kemi qenë komb i bekuar, pasi në çdo moment vendimtar, për ekzistencën ose mosekzistencën tonë, ne kemi pasur në krah Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kemi fituar. Kjo është e vërteta”.

“E vërteta është që në këtë shekull, ne shqiptarët, lavdi Zotit, jemi më me shpresë, më të sigurt, më të vendosur se kurrë për të ndërtuar të ardhmen, të cilën pushtimet dhe diktaturat nuk na lejuan ta ndërtojmë. Sot ne jemi të lirë, jemi të sigurt për të ardhmen tonë”, tha ndwr tw tjera kryeministri Berisha.

Duke u ndalur tek çështja e Kosovës, ai e cilësoi arritje të madhe vendimin e Gjykatës së Hagës për pavarësinë e Kosovës.

“Në muajin korrik, Gjykata e Hagës mori një vendim në të cilin përligji pavarësinë e Kosovë dhe kjo ishte një arritje e madhe. Por ky gjykim është gjykimi i historisë. Gjykata e Hagës hodhi poshtë të gjitha traktatet me të cilat janë copëtuar dhe ndarë shqiptarët. Serbia që të gjitha i kishte çuar në dosje për t’i përdorur si dokumente juridike kundër shqiptarëve, si dokumente të ligjit ndërkombëtar. Gjykata i bëri nulë, i bëri të paqena”, u shpreh kryeministri.

Mw tej, ai vlerësoi përpjekjet e mëdha nga ana e qeverisë së Kosovës, ndërsa nënvizoi se në kushte shumë të vështira ajo ndërmori edhe ndërtimin e rrugës, vazhdim i rrugës Durrës-Kukës.

n.e/NOA

KOMENTE