English

“Forbes”: Bill Gates, vazhdon të jetë më i pasuri në botë

Uashington, 23 shtator, NOA – Amerikanët e pasur po bëhen gjithnjë e më shumë të pasur, pasi në vitin 2010 pasuria e tyre u rrit me 8%, shifër kjo që korrespondon me shumën e 1.370 bilionë dollarëve, krahasuar me vitin 2007.

Ky është përfundimi i nxjerrë nga revista “Forbes”, si rezultat i një studimi ndër 400 burrat më të pasur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai vlerëson se Bill Gates vazhdon të jetë njeriu më i pasur, jo vetëm në SHBA, por edhe në botë, prej vitesh, me një pasuri të llogaritur aktualisht në 54 miliardë dollaeë, konkretisht 4 miliardë më shumë se në vitin e kaluar.

Ndërsa medaljen e argjendtë për pasurinë, sipas “Forbes” e merr Uarren Buffet, i cili mund të llogarisë mbi 45 miliardë dollarë pasuri.

n.e/NOA

KOMENTE