English

Jeton prej 7 muajsh në Empire State Builnding, nuk harxhon asnjë cent

Me siguri do të jetë pjesë e historisë të okupimeve abuzive dhe bëhet fjalë për një avokat i cili për shtatë muaj ka jetuar në Empire State Building pa dhënë asnjë dollar.

Daniel K. Perlman, 47 vjeç, në vitin 2006 kishte arritur të merrte nga një kompani një dhomë në një suitë të qiellgërvishtësit, për ta përdorur si studio.

Kurse në vitin 2009, me krizën ekonomike kompania e braktisi atë megjithatë gjatë këtyre muajve askush nuk ishte ankuar për të kërkuar ndonjë shpërblim.

Në fund të kësaj historie është për t’u theksuar se Perlman nuk shihet aspak si fajtor, ku ai është në rregull me ligjin sepse pasi u lajmërua u largua menjëherë nga dhoma ku qëndronte prej 7 muajsh.

r.b/NOA

KOMENTE