Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Moti vazhdon i mirë, parashikimi i detajuar nga NOA dhe Meteoalb
English

Moti vazhdon i mirë, parashikimi i detajuar nga NOA dhe Meteoalb

Tiranë, 23 shtator, NOA - Mëngjesi i së enjtes, ditës së sotme, do të nisë me kthjellime në bregdet dhe zonën e ulët, ndërkohë që në zonat malore do të ketë vranësira të herëpashershme. Në orët e mesditës, vranësirat do të jenë prezente në pjesën më të madhe të vendit, por më të dendura ato do të jenë në zonat malore jugore ku rrezikojnë dhe shira të dobët e lokalë.

Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:

Shqipëria

Europa Jugperendimore si edhe ishujt britanike do te perfshihen nga vranesira dhe shira te konsiderueshem. Problematike ne keto zona do te jene dhe stuhite e forta te eres dhe shkarkesat me rrufe. Gjithashtu vranesira dhe shira do kete ne gadishullin e Skandinavise dhe nje pjese te qendres se kontinentit por intensiteti i tyre do te jete me i dobet. Ndersa e djithe pjesa tjeter e kontinentit europian do te dominohet nga kthjellime dhe vranesira kalimtare.

Europa

Europa Perendimore dhe zona e Alpeve te Europes do te karakterizohen nga vranesira te shoqeruara me rrebeshe shiu dhe stuhi te forta ere. Po ashtu, veriu i gadishullit Skandinav do te mbetet me vranesira dhe shira te dendur. Moti i kthjellet do te dominoje Europen Lindore dhe nje pjese te Europes Qendrore. Po ashtu me kthjellime do te mbetet pjesa me e madhe e jugut te kontinentit Europian.

Ngjarje ekstreme në Europë

Ballkani Verior alarmon shira te konsiderueshem dhe ere te forte;

Ishujt britanike rrezikojne shira me intensitet te larte dhe rrufe;

Vendet Nordike do te mbeten me ere te forte dhe shira te dendur.

n.e/NOA

KOMENTE