Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një shesh për Nënë Terezën në Romë
English

Një shesh për Nënë Terezën në Romë

Romë, 23 shtator, NOA/Milena Selimi - Kryebashkiaku i Romës, Gianni Alemanno ka deklaruar se së shpejti do ta emërtojë një shesh të Romës me emrin e Nënë Terezës në 100 vjetorin e lindjes së saj.

Ai tha se përfaqësues të komunitetit shqiptar i kanë bërë këtë kërkesë dhe tani po shqyrton me hollësi detajet për plotësimin e saj.

“Një shesh kushtuar Nënë Terezës është për Romën një dhuratë që na nxit të jemi të ndjeshëm ndaj problemeve sociale”, tha Alemano.

Lajmi u publikua gjatë ceremonisë solemne, që u zhvillua në kryeqytetin italian në nder të nobelistes shqiptare.

Në takim ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve italiane dhe shqiptare, autoritete të larta të kishës katolike, kardinalë, drejtues të lartë, kishtarë dhe bashkëpunëtorë të Nënë Terezës, e cila kishte një lidhje të fortë me Romën.

Nënë Tereza u shpall qytetare nderi e kryeqytetit italian në vitin 1996.

m.s/mit/NOA
KOMENTE