English

“Përplasje titanësh”, pesë elefantë mbetën të vdekur

Pesë elefantë janë vrarë në një përplasje në të cilën u përfshinë më një tren në Bengalin perëndimor.

Tufa e përbërë nga rreth 30 ekzemplarë, po kalonte binarët e hekurudhës, ku në një moment treni kaloi me shpejtësi pa pasur mundësi të ndalonte. Tre elefantë mbetën të plagosur.

Sipas një rojeje të parkut, aksidente të këtij tipi janë të shumtë në këtë zonë. Me sa duket kafshët ishin duke kaluar pyjet e Jalpaiguri në momentin që mbërriti treni.

Roja e parkut, Subhash Chandra, shpjegoi se elefantët po kalonin në një “korridor”, ku si rrjedhojë iu desh të kalonin mbi shinat e trenit. r.b/NOA

KOMENTE