English

Si i internuar, 135 ditë jashtë Shqipërisë

“Jam i lumtur që jam midis jush dhe të them të drejtën 135 ditët jashtë vendit jam ndier si i internuar duke qenë larg jush, larg anëtarëve dhe simpatizantëve tanë në të gjithë Shqipërinë. Por njëkohësisht jam krenar që pas një viti objektivat tona kryesorë për të përparuar në integrimin evropian të Shqipërisë, tashmë janë duke u prekur nga të gjithë shqiptarët”

Nga Ilir Meta

Jam krenar që së bashku me ju dhe së bashku me gjithë të tjerët që kanë kontribuar në mënyrë konstruktive dhe pozitive, gjatë këtij viti janë përmbushur të gjitha detyrimet e Shqipërisë, të qeverisë dhe të shtetit përpara Bashkimit Evropian në mënyrë që të gjithë qytetarët shqiptarë , më të izoluarit në Evropë 20 vite më parë, të fitojnë të drejtën për të qenë qytetarë të cilët nuk do të diskriminohen më për të parë Evropën, për tu takuar dhe për tu shpallur me fëmijët e tyre, me të afërmit e tyre.

Jam krenar sepse sot pas një viti, që kur ne hymë në këtë qeveri që prodhoi rezultati i kodit të 28 qershorit, Kosova ka një pozitë shumë më të fortë sesa një vit më parë. Po kështu jam krenar ministri i ri i jashtëm, z. Haxhinasto është mirëpritur nga të gjithë dhe nga sekretarja e shtetit, e cila i ka konfirmuar së afërmi dhe një takim Uashington, dhe në këtë mënyrë jam i qetë se së bashku me ju, jo vetëm ditën e diel të kurorëzojmë në mënyrën më demokratike, më transparente dhe më qytetare për këtë fushatë 3-mujore për të zgjedhur kryetarin dhe lidershipin e ri të LSI-së së kryeqytetit, por dhe të fillojmë takimet tona dhe riorganizimin e LSI-së në të gjithë Shqipërinë.

Sepse pas një viti, përveç arritjeve, përveç përfaqësimit, në përgjithësi dinjitoz të përfaqësuesve tanë, kemi kuptuar se përfaqësuesve tanë në të gjitha nivelet u duhet kujtuar se ajo që përmendën të dy profesorët por dhe shumë prej jush, se ata nuk janë atje për shkak të meritave personale, por janë atje për të përfaqësuar votën, mandatin, dhe moralin anëtarëve dhe simpatizantëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

U duhet kujtuar se përfaqësuesit tanë vërtet janë në koalicion me Partinë Demokratike, por ata nuk janë përfaqësues politikë të partisë demokratike, por të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Ne jemi të bindur se parimet mi të cilat u ndërtua kjo forcë politike janë shumë të fuqishme. Kjo ishte forca e parë politike në Shqipëri e cila inspiroi parimin një anëtar, një votë. E realizuam dhe do ta realizojmë gjithmonë dhe do ta konsolidojë si një shprehje të respektit për anëtarët, për simpatizantët, për qytetarët, për komunitetin, dhe nuk do ti përdorë parime të tilla apo më saktë t’i keqpërdorë për t’i nëpërkëmbur anëtarësinë dhe vullnetin e saj.

Ndaj është e rëndësishme që strukturat e reja të ketë votën tuaj, do të kenë besimin tuaj, dot ë funksionojnë në mënyrë edhe më kolegjiale sesa deri tani. Mbi të gjitha është e rëndësishëm se roli i LSI-së si forcë politike do të rritet në qeverisjen e vendit.

Ndaj, duke shprehur mirënjohjen më të thellë ndaj të gjithë anëtarëve tanë, në mënyrë të veçantë, ndaj Lëvizjes Rinore për Integrim, e cila sidomos në kryeqytet ka funksionuar pa pushim, unë besoj se ne, me këtë garë nisim një proces të pandalshëm hapjeje ndaj intelektualëve, ndaj akademikëve, që me përvojën e tyre do të ndihmojnë për shpejtimin e proceseve integruese evropiane të vendit tonë, sepse liberalizimi i vizave nuk është gjithçka, është një hap shumë i rëndësishëm që do ta prekin të gjithë qytetarët shqiptarë, por është vetëm një stacion drejt integrimit të plotë të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

Ne jemi të ndërgjegjshëm se pavarësisht nga një vit qeverisje, ku LSI ka qenë pjesë e saj, gjërat në Shqipëri nuk kanë shkuar në mënyrën më të mrekullueshme që ne do të dëshironim. Ne jemi të ndërgjegjshëm që shqiptarët kanë ende shumë probleme të mëdha sociale dhe ekonomike, por nuk duhet të harrojmë se edhe fqinjët tanë, anëtarë të BE kanë probleme shumë të mëdha gjithashtu.

Nuk duhet të harrojmë se e gjithë bota po përjeton në përgjithësi një situatë delikate, por unë jam i bindur se tashmë përqendrimi ynë në të gjitha politikat ekonomike dhe sociale do të jetë shumë i madh dhe ne do të bëjmë gjithçka, që në mënyrë të vazhdueshme dhe të sigurt, mirëqenia e shqiptarëve të rritet, që në mënyrë të qëndrueshme ekonomia jonë të rritet dhe kjo rritje të shkojë sa më shumë në interes të shtresave më në nevojë.

Ne do të bëjmë çdo gjë që klima ndaj biznesit të përmirësohen në mënyrë të vazhdueshme, që pengesat burokratike dhe korruptive të eliminohen sa më shumë edhe në praktikë, ne do të bëjmë çdo gjë për të bërë cilido shembull të abuzimit dhe të shkeljes së ligjit, sepse zbatimi i ligjit njësoj për e të gjithë, është deviza jonë kryesore.

Ndaj ditën e diel ju ftoj edhe njëherë të gjithëve të shkojmë në të 11 qendrat e votimit në njësitë e kryeqytetit, të votojmë për kandidatët më të mirë, jo vetëm për kryetar, ku njëri është më i mirë se tjetri, dhe jam i sigurt se shumë prej jush do të vendosin në minutën e fundit, por edhe për të gjithë drejtuesit e tjerë.

Le ta kthejmë 26 shtatorin, në një ditë të rëndësishme të nj standardit të ri të politikës së brendshme, të forcave politike në vendin tonë, të një standardit evropiane, ashtu siç e ka edhe e majta evropiane. Suksese kandidatëve tanë, suksese LSI dhe njëkohësisht jam i bindur që shumë shpejt do të kemi edhe shumë ngjarje të rëndësishme, ku me e rëndësishme e afërt do të jetë Konventa e Lëvizjes Rinore për Integrim.

KOMENTE