Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tregtarët e Medresesë sërish protestë për kasat, nisen drejt Drejtorisë së Tatimeve
English

Tregtarët e Medresesë sërish protestë për kasat, nisen drejt Drejtorisë së Tatimeve

Tiranë, 23 shtator, NOA - Sot ishte dita e dytë e protestës për dhjetëra tregtarë të tregut të madh në zonën e Medresesë në Tiranë, kundër instalimit të kasave fiskale të rekomanduara nga organet tatimore, duke shkaktuar bllokim të trafikut për më shumë se një orë.

Kështu, që prej orës 07.00 deri në orën 08.00 të mëngjesit të sotëm, tregtarët dolën në rrugë duke e bllokuar atë, me thirrjet se nuk kanë për t’i vendosur kasat fiskale, për shkak të çmimit të lartë që duhet paguar dhe gjobave të vendosur nga tatimorët ndaj mungesës së tyre në dyqane.

E gjithë kjo ka bërë që për më shumë se një orë trafiku i makinave në Unazë të ishte tepër i rënduar, pasi përkonte edhe me orarin e nisjes për në punë apo në shkolla të qytetarëve.

Ndërkaq, forca të shumta policia kanë qenë të pranishme në vendngjarje, për të patur nën kontroll situatën, nëse do të shkaktohej ndonjë incident i mundshëm, por asnjë i tillë nuk është kryer, megjithë situatën e tensionuar mes palëve.

Ndërkaq, tregtarët kërkojnë patjetër zgjidhje dhe negociata me qeverinë lidhur me këtë çështje, pasi sipas tyre, në të kundërt, do të vazhdojnë protestat, e për këtë, janë duke qëndruar ende në trotuaret e rrugës.

Disa tregtarë madje thuhet se tani i janë drejtuar godinës së Drejtorisë së Tatimeve, duke dashur që të negociojnë sa më parë me përfaqësuesit e qeverisë për këtë çështje.

Tregtarët janë kundër vendosjes së kasave, pasi kanë çmim të lartë sipas tyre dhe se pretendojnë që t’ua vendosin falas.

n.e/NOA

KOMENTE