Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Urgjent/ Opozita: Do presim dhe pak kohë, pastaj protesta në të gjithë vendin
English

Urgjent/ Opozita: Do presim dhe pak kohë, pastaj protesta në të gjithë vendin

Tiranë, 23 shtator, NOA Update – “Vazhdimisht opozita është duke kërkuar në parlament marrëveshje për zgjedhjet, por mazhoranca nuk po reflekton dhe nëse do të ketë një sjellje të tillë edhe javën e ardhshme, nuk ka më kuptim që ta vazhdojmë këtë dialog të shurdhët”.

Këto kanë qenë fjalët që ka thënë menjëherë pas tryezës së aleatëve të opozitës, kreu i Partisë Demokracia Socialiste, Paskal Milo, si përfaqësues i saj, duke shtuar se opozita do të vazhdojë protestat me qëllimin e detyrimit të mazhorancë të reflektojë.

“Opozita ka konstatuar se mazhoranca po vonon qëllimisht negociatat dhe e gjendur në këto situata, përmes veprimeve të saj, ajo do ta detyrojë që të gjejë zgjidhjen”, tha Milo ndër të tjera.

Duke shtuar se “ne do presim vetëm pak kohë akoma dhe më pas do t’u kthehemi protestave masive për ta detyruar mazhorancën që të plotësojë rezolutën e Parlamentit Evropian dhe kushteve të përcaktuara brenda saj”.

“Do fillojmë në tetor protestat nga rrethet, të cilat do të kulmojnë më pas në qytetin e Tiranës”, përfundoi ai, duke dhënë detajet e para të aksionit opozitar të parashikuara nga opozita.

n.e/NOA

KOMENTE