English

Zbulohet sekreti i Titanikut: E mbyti timonieri, kthesë në anën e gabuar

Londër, 23 shtator, NOA - Anija legjendë “Titanic” e cila u përplas me një ajsberg, duke shkaktuar vdekjen e qindra personave, nuk u mbyt për shkak të masës së madhe të akullit, por për shkak të keqkuptimit të një timonieri, i cili e lëvizi anijen në anën e gabuar.

“Sekreti” i mbajtur i fshehtë për gati njëqind vjet nga familja e një prej oficerëve në bord, u bë më së fundmi publik nga mbesa e tij, Louise Paten, gruaja e ish-ministrit britanik të Arsimit, John Paten, i cili ka përdorur historinë si bazë për romanin e tij. Sipas saj, ka qenë pikërisht komandanti Charles Lightloller, i cili ishte zyrtari i dytë në bordin e anijes “Titanic” që kishte një njohuri të hollësishme rreth ngjarjeve që çuan në fundosjen tragjike të anijes legjendë.

Ai megjithatë kurrë nuk e zbuloi të vërtetën për SHBA-në dhe Britaninë, duke pasur frike se ndryshe pronarët e “Titanic” do të kishin falimentuar dhe ai e kolegët e tij do ta gjenin veten pa punë.

Sipas historisë së treguar në roman nga Lightloller, Paten bëri një gabim, gjatë lundrimit ai e ktheu timonin majtas, kur duhet ta kthente djathtas.

“Kur dy minuta më vonë e kemi vënë re gabimin, tashmë ishte tepër vonë për të shmangur përplasjen”, thuhet në libër.

Ndërsa shtohet se përveç gabimit të timonierit, Lightloller citon edhe vendimin "kriminal" të kapiten Eduard Smith, i cili pas përplasjes me ajsbergun, dha urdhër për mosndalimin e anijes, pasi rrezikonte reputacionin e kompanisë.

n.e/NOA

KOMENTE