Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /home/lajmegenalftp/public_html/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Angli-Shqipëri, raporte të institucionalizuara për mjedisin
English

Angli-Shqipëri, raporte të institucionalizuara për mjedisin

Tiranë, 24 shtator, NOA - Shumë shpejt do të hidhen bazat e institucionalizimit të marrëdhënieve në fushën e mjedisit mes Shqipërisë dhe Anglisë.

Një fakt i tillë u theksua gjatë një takimi që ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu, zhvilloi me parlamentarin anglez, Mark Pritchard, i cili shoqërohej edhe nga ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar, Fiona Mcllëham, si dhe nga ambasadori i Shqipërisë atje, Zef Mazi.

Gjatë këtij takimi, ministri Mediu, e njohu Pritchard me reformat në të cilat është përfshirë ministria e Mjedisit, si dhe hapat e shpejtë që janë hedhur në drejtim të përafrimit të legjislacionit me BE, si prioritet parësor i MMPAU.

Gjithashtu, Mediu u shpreh gjatë këtij takimi se bashkëpunimi i deritanishëm me institucionet angleze të Mjedisit, ka qenë i frytshëm, por që tashmë ka ardhur momenti për të njohur nivele akoma edhe më të larta bashkëpunimi.

Në këtë kontekst, ata shprehën bindjen e përbashkët, se është në interesin e të dy vendeve, që ky bashkëpunim të konsolidohet akoma më shumë në fushën e pyjeve, mjedisit, por edhe të konsiderohet si një përparësi bashkëpunimi dhe studimet e përbashkëta edhe në nivele universitare.

Ndërkaq, parlamentari britanik, pasi u njoh me problemet mjedisore në Shqipëri, kryesisht për sektorin e mbetjeve dhe atë të biodiversitetit, për të cilat shprehu interes të veçantë, ai e përgëzoi ministrin Mediu, për performancën që është duke treguar ministria e Mjedisit përsa i përket punës së bërë në përafrimin e legjislacionit, por edhe në rezultatet e arritura në fushën e inspektimeve.

n.e/NOA

KOMENTE