Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bashkitë, me teknologji informacioni për administrimin e taksave
English

Bashkitë, me teknologji informacioni për administrimin e taksave

Librazhd, 24 Shtator, NOA – Kryetari i bashkisë së Librazhdit, Kastriot Begaj dhe zyrtari i USAID-it, Stephen Herbaly, përuruan sot sistemin e ri të kompjuterizuar të taksave vendore për qytetin e Librazhdit.

Sistemi i ri, që u ngrit me anë të mbështetjes së programit të USAID-it për Qeverisjen Vendore në Shqipëri (LGPA), mundëson një administrim më efektiv dhe më efikas për vjeljen e taksave dhe për ofrimin e shërbimeve, dhe si rezultat do të sjellë të ardhura më të mëdha për bashkinë nga taksat vendore dhe shërbime më të mira për qytetarët.

“Sistemi i kompjuterizuar i taksave që ka realizuar USAID në nëntë bashki gjatë vitit të kaluar është hapi i parë i rëndësishëm për t’i sjellë njësitë e qeverisjes vendore në Shqipëri në epokën dixhitale”, tha zyrtari i USAID-it për Zhvillimin e Përgjithshëm, Stephen Herbaly.

Sipas tij, këto sisteme ndihmojnë menaxherët vendorë të kenë akses të menjëhershëm tek shumë të dhëna që nevojiten për planifikimin, menaxhimin dhe vlerësimin e funksioneve vendore. USAID ka kënaqësinë të mbështesë këtë nismë dhe do të vazhdojë t’u ofrojë njësive vendore mjetet për të ushtruar pavarësinë dhe për të përmirësuar punën e tyre për qytetarët.

Që prej hapjes së këtyre zyrave, zyrtarët po shohin se kursejnë kohën e punonjësve dhe përmirësim të punës së tyre.

“Në sajë të programit të kompjuterizuar të taksave vendore kursehet rreth 50% e kohës së personelit tatimor në Lezhë, - tha Bibë Gjoni, - “kjo i ka dhënë mundësi stafit tim të ketë më shumë kohë për kontrolle dhe monitorime të bizneseve në terren për detyrimet e pashlyera dhe për xhiron”.

Në vitet e ardhshme, bashkitë që përdorin programin e ri të tatim-taksave do të jenë të gjendje të zhvillojnë parashikime të të ardhurave dhe do të jenë në gjendje të planifikojnë shërbime të tjera vendore shtesë duke u mbështetur në të ardhura më të mëdha nga tatimet-taksat vendore.

Bashkitë partnere të Programit LGPA janë: Elbasani, Fieri, Fushë-Kruja, Gramshi, Korça, Kukësi, Librazhdi, Pogradeci dhe Shkodra.

n.e/NOA

KOMENTE