Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha-Steinberg: Të hetohen të gjitha çështjet që pretendon PS, por jo ato me vendime gjyqësore
English

Berisha-Steinberg: Të hetohen të gjitha çështjet që pretendon PS, por jo ato me vendime gjyqësore

Nju Jork, 23 shtator, NOA – Situata paszgjedhore e zgjedhjeve të përgjithshme të 28 qershorit ishte në qendër të takimit të zhvilluar në Nju Jork mes kryeministrit Sali Berisha dhe zëvendëssekretarit të Departamentit Amerikan të Shtetit, James Steinberg, ku kryeministri Berisha deklaroi gatishmërinë e tij për hetimin e të gjitha gjitha problemeve të pretenduara nga Partia Socialiste, me përjashtim të çështjeve, për të cilat ekzistojnë vendime gjyqësore.

Kryeministri Sali Berisha duke e falënderuar zotin Steinberg për ndihmën e dhënë në proces, ai e njohu me situatën politike paszgjedhore, të krijuar nga refuzimi i opozitës për të njohur rezultatin legjitim të zgjedhjeve.

Në këtë takim kryeministri ripërsëriti gatishmërinë për t’i ofruar opozitës të drejtën ekskluzive për hartimin e amendamenteve të kuadrit ligjor zgjedhor, me kushtin e vetëm që të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Lidhur me zgjedhjet e 28 qershorit 2009 dhe përpjekjet për arritjen e një zgjidhjeje për situatën e krijuar pas tyre, zoti Steinberg vlerësoi ofertën e bërë nga Kryeministri Berisha drejtuar opozitës për reformim të kuadrit zgjedhor, në funksion të zgjedhjeve të ardhshme lokale.

Shefi i ekzekutivit shqiptar e njohu zëvendëessekretarin e DASH-it, me reformat ekonomike të ndërmarra dhe rritjen ekonomike gjatë dy viteve të fundit, përmirësimin e klimës së biznesit dhe rritjen e madhe të interesit për investime në Shqipëri, ku një rol të madh kanë luajtur projektet modernizuese të financuara nga SHBA, përfshirë prokurimin dhe taksat elektronike dhe regjistrimin e biznesit.

Në takim u diskutua edhe për arritjet e Shqipërisë në fushën ekonomike dhe në atë të sigurisë, për të cilat zëvëdëssekretari i Shtetit, Steinberg u shpreh se “arritjet si në fushën ekonomike dhe atë të sigurisë, në veçanti anëtarësimi në NATO janë të jashtëzakonshme dhe për këtë Shqipëria duhet të jetë krenare. Shqipëria është kthyer nga një vend konsumues sigurie, në një vend që prodhon siguri,”, mësohet të jetë shprehur zoti Steinberg.

Ai e ka falenderuar kreun e qeverisë shqiptare, për kontributin e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit dhe pjesëmarrjen aktive në koalicionin ndërkombëtar si në Irak dhe në Afganistan.

Gjithashtu, Steinberg përgëzoi Berishën për masat e marra për forcimin e shtetit ligjor dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit, andaj ai shprehu gatishmërinë e SHBA-ve për të ndihmuar më tej në këtë fushë, si në Shqipëri, ashtu edhe në shkallë rajonale.

Edhe çështja e Kosovës ishte pjesë e diskutimit mes dy autoriteteve të larta, për të cilën Steinberg shprehu kënaqësinë për vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në favor të legjitimitetit të pavarësisë së Kosovës dhe u shpreh krenar për bashkëpunimin, duke siguruar për vazhdimësinë e angazhimit të SHBA-ve për rritjen e mëtejshme të njohjes ndërkombëtare të Kosovës.

Ndërkaq shefi i ekzekutivit Berisha i shprehu mirënjohjen më të thellë qeverisë dhe kombit amerikan për ndihmën e jashtëzakonshme që i kanë dhënë kombit shqiptar përgjatë momenteve më të rëndësishme të historisë së tij.

"18 vjet më parë Shqipëria ishte një ndër vendet më të shkatërruara të planetit, me të ardhura për frymë prej 204 dollarësh në vit, ndërsa sot ajo ka kaluar në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta, është anëtar i NATO-s dhe të gjitha këto janë bërë të mundura nga ndihma e çmuar e vendit tuaj dhe vendeve të tjera mike", u shpreh Kryeministri, duke shtuar se “mënyra më e mirë për të shprehur respektin dhe mirënjohjen ndaj kësaj ndihme bujare është ndërtimi i shtetit ligjor, bazuar në respektimin e të drejtave të njeriut dhe ndërtimin dhe forcimin e institucioneve”.

Në takim u diskutua për çështje të sigurisë në Afganistan, si dhe për probleme të tjera me interes të përbashkët.

Gjithashtu, zoti Steinberg vlerësoi pranimin nga Shqipëria të të burgosurve të Guantanamos.

Kryeministri Berisha e ftoi Zëvëndëssekretarin amerikan të Shtetit të vizitojë Shqipërinë, ftesë e mirëpritur nga James Steinberg e pranoi me kënaqësi.

mit/NOA
KOMENTE