English

Dëshmia e prezantueses TV: Pashë babanë të abuzojë me 5-vjeçaren shqiptare

Athinë, 24 Shtator 2010 NOA – Dëshmi tronditëse e një gruaje sot në gjykatë, për abuzimet seksuale që ajo kishte zbuluar të bënte i ati me një vajzë 5 vjeçe, nëna e të cilës ishte punësuar të kujdesej për burrin e moshuar.

Bëhet fjalë për një prezantuese të njohur në televizionet greke, e cila sot ishte në gjykatë për të dëshmuar kundër babai të saj. Ajo kujtoi ngjarjen e 18 majit 2009 kur u shokua teksa pa skenat perverse të të atit.

“Unë e pashe tim atë të abuzonte me vajzën 5 vjeçe. Atë ditë e mora besh krejt papritur dhe nuk arrija të besoja. Hyra në shtëpi dhe pashë se im atë kishte pushtuar me trup vogëlushen dhe po bënte me të, gjëra të turpshme. Mendoni, po abuzonte me vajzën e gruas 38-vjeçare e cila paguhej për t’u përkujdesur për tim atë”, - ka treguar gruaja edhe sot e tronditur.

Por në këtë moment, dëshmitarja 40-vjeçare hodhi dhe një akuzë të dytë: “Këto gjëra, im atë kuptova se i bënte në dijeni të nënës 38-vjeçare të vogëlushes por edhe vajzës së saj 18-vjeçe. Më pas mora vesh se ato, pranon gjërat që babai bënte, duke heshtur dhe ai në këmbim, u jepte atyre herë pas here diçka”.

Historia tronditëse nuk mbaronte vetëm me ngjarjen e majit. Sepse e bija tregoi dhe nga e kaluara e tij; “Babai im, edhe vite më parë, kishte bërë të tilla gjëra. Ai ka abuzuar seksualisht me kushërirat e mija të vogla. Fatmirësisht, ato arritën ta tejkalojnë atë që u ndodhte dhe sot kanë arritur të krijojnë familje e të jetojnë normalisht”, - tregon e bija e maniakut pervers.

Ngjarja u denoncua majin e vitit të kaluar nga prezantuesja e njohur televizive dhe atëherë policia arrestoi babain e saj 65-vjeçar, shqiptaren 38-vjeçare dhe të bijën e saj 18 vjeçe si dhe dërgoi për përkujdesje sociale vogëlushen e abuzuar seksualisht.

Pak ditë më vonë, 18-vjeçarja u la e lirë, kurse dy të tjerët vazhdojnë të qëndrojnë në burg.

Gjykata vendosi që vazhdimi i procesit të jetë me seancën e ardhshme më 11 tetor.

n.s/e.r/NOA

KOMENTE