Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /home/lajmegenalftp/public_html/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Palermo rreh Juventusin
English

Palermo "rreh" Juventusin

Torino, 24 shtator, NOA – Një turp dhe dështim i vërtetë është cilësuar humbja e skuadrës së futbollit me famë në Itali, Juventus, para ekipit që vinte nga Jugu, Palermo.

E sikur të mos mjaftonte humbja, rezultati 1-3 ka qenë akoma edhe më dëshpërues për lojtarët me famë juventinë, të cilët u vunë përfund dje si nga golat, ashtu edhe nga cilësia e lojës, prej djelmoshave që vinin nga Siçilia.

Takimi Juventus-Palermo përbënte në fakt edhe takimin e fundit të xhiros së katërt të Serie A, ndërsa Palermo shënoi dy golat e parë që në fillim të ndeshjes, duke i lënë pa frymë juventinët.

Në pjesën e dytë, ishin sërish lojtarët e Palermos që shënuan, ndërsa Juventusi arriti të nderohej të paktën me një gol, vetëm pesë minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit.

Ka qenë Çesare Bovo i cili shënoi një gol nga gjuajtja e lirë për të mos i çuar në bankina me humbjen e thellë 3-0 kampionët bardhë e zi.

n.e/NOA

KOMENTE