Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /home/lajmegenalftp/public_html/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi-Sejdiu në SHBA, apel për sa më shumë njohje të pavarësisë
English

Topi-Sejdiu në SHBA, apel për sa më shumë njohje të pavarësisë

Nju Jork, 24 shtator, NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi pati sot një takim të me homologun e tij Fatmir Sejdiu, në Nju Jork, tw cilit i ka shprehur urimet për miratimin nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara të rezolutës për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës si një shtet të lirë, sovran dhe të pavarur, e cila gjithashtu i hap rrugë dialogut dhe normalizimit të raporteve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

“Kjo është një ngjarje shumë e rëndësishme për Kosovën, Serbinë, Ballkanin Perëndimor, Evropën e Bashkuar dhe Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, - u shpreh Presidenti Topi dhe vuri në dukje se “ne kemi qenë gjithmonë dhe jemi të bindur se vullneti i qytetarëve të Kosovës për pavarësi do të respektohet, ashtu siç besojmë tek konsolidimi i shtetit të Kosovës dhe i institucioneve demokratike e evropiane, integritetit dhe të ardhmes së saj si vend anëtar i OKB-së”.

Në këtë kontekst, kryetari i shtetit shprehu angazhimin maksimal të shtetit shqiptar për të mbështetur dhe apeluar për njohjen nga sa më shumë vende të pavarësisë së Kosovës, si një garanci për bashkëpunimin rajonal e më gjerë, fqinjësinë e mirë dhe integrimin evropian të saj.

Në vijim të takimit, presidenti Topi vlerësoi nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona, të pasqyruar në këmbimet e vizitave të të gjitha niveleve. U theksua interesi i përbashkët në thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.

Gjatë takimit, të dy bashkëbiseduesit vlerësuan përkushtimin e dy vendeve tona ndaj vlerave dhe aspiratave të përbashkëta euroatlantike, të cilat përbëjnë një platformë të sigurt për zgjerimin dhe konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve tona.

Nga ana e tij, presidenti Sejdiu shprehu kënaqësinë e këtij takimi me Topin dhe vlerësoi fjalën e mbajtur nga kryetari i shtetit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku bëri thirrje për njohjen nga sa më shumë vendet anëtare të saj të pavarësisë së Kosovës.

n.e/NOA

KOMENTE