Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Urgjent/ Meta: Prifti shantazhon, kishte pakt me Ramën për puç parlamentar
English

Urgjent/ Meta: Prifti shantazhon, kishte pakt me Ramën për puç parlamentar

Tiranë, 24 shtator, NOA – Akuza të forta kanë mbërritur sot nga kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta në adresë të ish-ministrit Dritan Prifti, në kundërpërgjigje të akuzave që ky i fundit ka drejtuar gjatë një interviste në media.

“Dritan Prifti më përcolli ofertën e Ramës për të bërë puç parlamentar, që unë të bëhesha kryeministër dhe ai të kthehej në ministrinë e Ekonomisë”, ishte një nga faktet që nxori në ditë Meta gjatë prononcimit të tij të sotëm për mediat, duke kundërshtuar të gjitha ato ç’ka Prifti ka thënë në lidhje me LSI dhe akuzat për korrupsion e kontrabandë të qeveritarëve.

“Prifti jo vetëm ka abuzuar duke bërë shantazhe ndaj kryetarit të LSI-së në mënyrë që të mos largohej nga posti i ministrit, të cilin e kishte për shkak të LSI-së, por vazhdimisht po hynte në makinacione të tjera, të cilat nuk kanë asnjë lidhje me forcën tonë politike”, tha mes të tjerash kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Duke shtuar edhe faktin se tragjedia e vdekjes së gjyshes së ish-ministrit Dritan Prifti, ka qenë një shantazh për të përfituar nga situata pas shkarkimit që i bëri Kryesia e LSI-së, pasi siç tha Meta “Prifti e ka ditur që prej 6 muajsh shkarkimin e tij nga posti”.

“Tragjedia e gjyshes ishte një shantazh”, deklaroi hapur zv/kryeministri Ilir Meta.

Duke thënë në fund se ai ka patur miqësi me Priftin dhe i vjen keq nga të gjitha deklaratat që ai ka lëshuar së fundmi, pas shkarkimit të tij nga posti i ministrit të Ekonomisë.

“I kam qëndruar pranë edhe si prind, për arsye edhe të situatave të rënda shëndetësore që ai ka kaluar në të kaluarën. Por gjuha e përsëritur e shantazhit prej tij është tërësisht e papranueshme”, ka thënë mes të tjerash ai.

“Prifti e ka të qartë rrugën e tij, ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim e ka të pandryshuar rrugën e saj”, përfundoi Meta.

n.e/NOA

KOMENTE