English

USAID mbështet bizneset e grave afariste në Panarin Ndërkombëtar të Agrobiznesit

Tiranë, 24 shtator, NOA - Gratë që zotërojnë agrobiznese në Shqipëri zënë më pak se 5 për qind të bizneseve agrare, e megjithatë përfaqësojnë 50 për qind të fuqisë punëtore në bujqësinë shqiptare.

Përmes mbështetjes së USAID-it, dhjetë gra pronare të bizneseve bujqësore këtë javë morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Bujqësisë në Tiranë, me qëllim ndërtimin e marrëdhënieve të marketingut dhe të tregtisë me blerës e biznese të mundshëm vendorë dhe rajonal.

Në fjalën e tij gjatë ceremonisë së çeljes së panairit, drejtori i Programit në USAID, Andreu Maybrook, nxiti më shumë gra shqiptare të bëhen sipërmarrëse dhe të zënë pozicion drejtues në mbarë sektorin.

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e përpjekjeve të vazhdueshme të bizneseve për përmirësimin e marketingut dhe për adaptimin e teknologjive të reja për rritjen e konkurrueshmërisë së tyre.

USAID-i ofron mbështetje për marketingun dhe tarifat për pjesëmarrjen në panair dhe i përgatiti gratë pjesëmarrëse për prezantimin e biznesit dhe kryerjen e negociatave. USAID-i u ka ofruar gjithashtu pjesëmarrësve informacion dhe burime për marrjen e shërbimeve financiare ofruar dhe përdorur në zonat rurale, si dhe përmes Programit të USAID-it për Rritjen e Konkurrueshmërisë Shqiptare, të rinj dhe të reja të zonave rurale janë prezantuar me menaxhimin e bizneseve bujqësorë dhe konceptet e biznesit, e janë inkurajuar të adaptojnë teknologji të reja dhe standarde cilësie për bizneset e tyre familjare.

n.e/NOA

KOMENTE