Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bode: Rama përpiqet të bllokojë vendosjen e kasave, në prag të heqjes së vizave
English

Bode: Rama përpiqet të bllokojë vendosjen e kasave, në prag të heqjes së vizave

Tiranë, 25 shtator, NOA – “Mister 20 përqindëshi i Bashkisë së Tiranës përpiqet të bllokojë procesin e vendosjes së kasave për të larguar integrimin e vendit dhe liberalizimin e vizave, prandaj ministria e Financave fton biznesin të vijojë me vendosjen e kasave duke garantuar se shpenzimi do të jetë i zbritshëm me taksat”.

Me një deklaratë të tillë, ministria e Financave i është drejtuar sot komunitetit të biznesit rreth procesit të vendosjes së pajisjeve fiskale, si një proces jetik, si një moment thelbësor në reformat integruese përafruese, që ka marrë vendi në kuadër të liberalizimit të vizave dhe kandidimit për anëtarësim në BE, si një prej hallkave më të rëndësishme për të luftuar me efikasitet korrupsionin administrativ dhe evazionin fiskal.

“Procesi i vendosjes së kasave është një proces i cili do të vijojë në përputhje me ligjin dhe aktet ligjore për t’u pajisur sipas afateve kalendarike të miratuar, të gjitha kategoritë e bizneseve”, tha ministri Bode lidhur me një fakt të tillë.

Duke shtuar se “ky proces është vendosur në epiqendër, për ta bllokuar, për ta denigruar nga 20 % i bashkisë së Tiranës, kryetari i PS-së dhe tellallët e tij, që çdo ditë bëjnë thirrje për të bllokuar këtë reformë thelbësore për ekonominë dhe standardet e qeverisjes së vendit”.

“Pasi dështuan në gjithë përpjekjet e tyre duke akuzuar procesin e pajisjes me pasaportë biometrike, si kusht thelbësor i liberalizimit të vizave, pasi dështuan në përpjekjet e tyre për të destabilizuar ekonominë e vendit, sistemin bankar fillimisht dhe pastaj për të futur në kolaps ekonominë, tashmë u ka mbetur beteja e fundit për të mbajtur në këmbë dhe ushqyer praktika korruptive të cilat e largojnë vendin nga integrimi dhe liberalizimi i vizave”, tha ai.

Duke përfunduar se “procesi i pajisjes me kasa i biznesit ka qenë tërësisht transparent. Përmes një konkurrimi të hapur ku ishin ftuar të gjitha kompanitë, ne kishim përcaktuar si objektiv që të paktën të kishim 6 kompani që të operonin në treg për të mos krijuar pozita monopol. Dhe në fakt u mundësua kontraktimi i vetëm pesë kompanive. Pas një rishikimi të të gjithë procesit dhe testimit të të gjithë aparaturave, kasave, janë tre kompani që sot funksionojnë në treg dhe qeveria në shërbim të liberalizimit të mëtejshëm të tregut dhe transparence të procesit, ka hequr çdo licencë dhe e ka bërë atë një proces të hapur për të gjithë”.

n.e/NOA

KOMENTE