Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
E torturonte me telefonata avokaten italiane, emigranti përfundon në qeli
English

E torturonte me telefonata avokaten italiane, emigranti përfundon në qeli

Sanremo, 25 shtator, NOA – I dërgonte vazhdimisht me mijëra mesazhe telefonike, ndërsa e ka torturuar për më shumë se një vit me telefonata.

Një makth i vërtetë ky për një avokate italiane, e cila ka akuzuar për këtë presion të vazhdueshëm një emigrant shqiptar, me banim në Sanremo, që sipas mediave të shtetit fqinj raportohet se ka identitetin Mikel Rroku, 39 vjeç.

Tashmë ai është arrestuar nga karabinierët italianë, pas akuzës së drejtuar pranë tyre nga avokatja italiane, e cila në fakt e kishte denoncuar edhe më parë atë, por karabinierët vërtetuan se ai vërtet e persekutonte atë në telefon.

Fillimisht, shqiptari duket se e mori mesazhin e karabinierëve, pas denoncimit të parë, që të mos ta bezdisë më juristen, por duket se fiksimi i tij nuk kishte të ndalur dhe e ka rinisur sërish serinë e SMS-ve dhe telefonatave pa fund drejt saj, duke i shkaktuar një tërbim të vërtetë.

E pas kësaj faze, juristja menjëherë ka rendur për te karabinierët duke u treguar sërish shqetësimin e saj që i kishte lindur me emigrantin shqiptar, duke arritur që ta çojë në burg.

n.e/NOA

KOMENTE