Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjykimi i Haradinajt do të bëhet pas 14 dhjetorit
English

Gjykimi i Haradinajt do të bëhet pas 14 dhjetorit

Prishtinë, 25 shtator – Gjykimi i pjesshëm i Ramush Haradinajt dhe dy të bashkakuzuarve tjerë, Idriz Balaj dhe Lah Brahimaj, do të fillojë pasi të përfundojë procedura parashqyrtuese, kurse afati i fundit për paraqitjen e shkresave para Prokurorisë dhe mbrojtjes është 14 dhjetori, ka thënë zëdhënësja e Gjykatës së Hagës, Nerma Jellaçiç.

Prokurorisë i është dhënë afati që deri më 21 tetor të paraqesë statusin e të gjithë dëshmitarëve në këtë lëndë, dëshmitarit të njohur me emrin Shefqet Kabashi, por edhe të gjithë dëshmitarëve tjerë të mbrojtur, si dhe të tregojë se a janë ata të gatshëm dhe nën cilat kushte të dëshmojnë.

Pas kësaj, palët duhet të merren vesh për faktet për të cilat dakordohen dhe kjo duhet të kryhet deri më 28 tetor, kurse shkresat finale, para fillimit të gjykimit, duhet të dorëzohen deri më 30 nëntor, sa i përket Prokurorisë, si dhe deri më 14 dhjetor për ekipin e avokatëve mbrojtës.

“Gjykimi mund të fillojë vetëm pas përfilljes së të gjitha këtyre afateve. Duhet të përfundojë e tërë kjo procedurë para fillimit të gjykimit dhe marrjes në pyetje të dëshmitarëve”, saktësoi Jellaçiç.

KOMENTE