Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Korrupsioni, arrestohet specialisti i Ministrisë së Financave
English

Korrupsioni, arrestohet specialisti i Ministrisë së Financave

Tiranë, 25 shtator, NOA – Një specialist në Drejtorinë e Shitjes së Pronave Publike, në Ministrinë e Financave është arrestuar nga Policia e Tiranës për korrupsion. Hetimi i nisur nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka bërë të mundur gjetjen e provave për shkeljet që ka bërë specialisti i Ministrisë së Finacave Kliton Rusi.

Ndërkohë që hetimet e Prokurorisë kanë bërë të mundur dhe arrestimin e dy personave të tjerë për korrupsion dhe abuzime me ligjin.

Bëhet fjalë për Misir Haxhiu, Drejtor i Sigurimeve Shoqërore, Lushnjë dhe Dashnor Sinanaj, administrator i firmës “Zdrava”, Lushnjë. Sipas Prokurorisë arrestimi i Haxhiut dhe Sinanaj është bërë për veprat penale parashikuar nga neni 245/2 i Kodit Penal :“ Ushtrim i ndikimit të paligjshëm në bashkëpunim”. Ndërkohë që arrestimi i funksionarit të Ministrisë së Financave është bërë pas hetimi të në sërë vendimesh që janë dhënë dhe kanë të bëjnë me abuzime në

shitjen e pronave publike.

a.k/NOA

KOMENTE