English

Kush jeton në katet e larta të pallateve, plaket më shpejt

Londër, 25 Shtator, NOA - Të jetosh në katin e fundit të një grataçele dhe ta shohësh qytetin në pëllëmbë të bukur, natyrisht që është një gjë e mrekullueshme, por pak vet e dinin deri më sot se kjo gjë të çon drejt plakjes më të shpejtë.

Kjo është treguar nga hulumtimet e fundit shkencore të dy fizikantëve amerikanë në Institutin Kombëtar të Standarteve dhe Teknologjisë (NIST) në Kolorado, botuar në revistën “Science”.

Studimi konfirmoi një nga tablotë që kishte teoria e relativitetit të Ajnshtajnit: Koha kalon shpejts në qoftë se ju shkoni deri në lartësi.

Teorema e mësipërme është e pranuar nga komuniteti shkencor për vite, por tani shkencëtarët kanë qenë në gjendje ta provojnë atë me një saktësi çarmatosëse.

Në fakt, fizikanët kanë përdorur dy orët më të sakta atomike që ekzistojnë sot në botë dhe që gjendet në dy laboratorë të NIST.

Në një distancë prej vetëm 33 centimetra mbi nivelin e detit, ora atomike tregoi se ecte më shpejt.

Sigurisht që përparimi i kohës është i vogël dhe i padukshëm për njerëzit, por nuk ka dyshim që ai ndodh dhe është ekzistent.

Eksperimenti tregon se orët ikin më shpejt në lartësi, sepse ato janë më pak objekt i gravitetit. Por ky fenomen, i quajtur vonesë gravitacionale në kohë, gjithsesi nuk ka ndikim në jetën e njeriut.

n.e/NOA

KOMENTE