Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ndalimi i prerjes së drurëve, banorët tentojnë të shtypin me traktor policinë
English

Ndalimi i prerjes së drurëve, banorët tentojnë të shtypin me traktor policinë

Prizren, 25 shtator, NOA – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Zhur të Prizrenit, ku forcat e Policisë së Kosovës i kanë shpëtuar një tentativë për vrasje. Pas ndalimit që punonjësit e policisë i kanë bërë një rimorkio të ngarkuar me dru, dy prej fshatarëve që kishin prerë në mënyrë të paligjshme lëndën drusore, janë përpjekur të shtypim me traktor forcat e policisë.

Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se dy personat që kanë kryer aktin janë pjesëtar të një familje, baba e bir.

Dy personat pasi janë zënë më fjalë me policinë, kanë hipur në traktori dhe janë vërsulur në drejtim të policëve me qëllim për t’i vrarë.

Policët janë shmangur menjëherë duke ju larguar trajektores së traktorit. Ndërkohë që dy kundravajtësit kanë goditur makinën e policisë.

Babi dhe djali i tij janë arrestuar dhe janë në ndjekje penale nga institucionet e Kosovës.

a.k/NOA

KOMENTE