English

Obama: Sa urrejtje në fjalimin e Ahmedinexhadit!

Nju Jork, 25 shtator, NOA – Presidenti amerikan, Barak Obama, i ka përshkruar si të mbushura plot urrejtje dhe ofenduese deklaratat e presidentit të Iranit, Mahmud Ahmadinexhad, lëshuar gjatë fjalimit të tij dy ditë më parë në Kombet e Bashkuara, se sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 mund të kenë qenë të nxitura nga qeveria amerikane.

Ahmedinexhad tha konkretisht se “segmente në qeverinë amerikane mund të kenë qenë të përziera në kryerjen e sulmeve të 11 shtatorit, me qëllim që të përmirësohet ekonomia amerikane, të rritet ndikimi amerikan në Lindjen e Mesme dhe të sigurohet mbijetesa e Izraelit”.

Ndërsa Obama i cilësoi këto deklarata si “të urryera” dhe se ato nuk pasqyrojnë pikëpamjet e popullit iranian.

"Ato janë në kontrast me përgjigjen e popullit iranian kur ndodhën sulmet e 11 shtatorit, kur njerëzit ndezën qirinj për të nderuar viktimat dhe për mendimin tim ndjenja e humanizmit dhe keqardhjes u shpreh qartë në Iran. Kjo tregon edhe një herë ndryshmin e mendësisë së udhëheqjes dhe regjimit iranian me respektin dhe dhembshurinë që ka treguar për këto çështje populli i Iranit”, tha ai.

Ndërsa lidhur me sanksionet e vëna ndaj Iranit, Obama shtoi se ato nuk kontradiktojnë qasjen diplomatike e nuk ka garanci nëse sanksionet do të kenë sukses.

Disa prej diplomatëve e lanë menjëherë sallën në këtë moment, ndërsa para Ahmedinexhadit, presidenti amerikan Barak Obama në fjalimin e tij ndërsa fliste Ahmedinexhadi.

Ndërkaq, misioni amerikan në OKB lëshoi një deklaratë menjëherë pas fjalimit të Ahmedinexhad, përmes të cilës ka dënuar komentet e liderit iranian, duke i quajtur “teori konspirative të kota dhe dokrra antisemitike”. n.e/NOA

KOMENTE