English

Prifti: Pasuria e Metës, që nga guroret në Skrapar deri te pallatet në Tiranë

Tiranë, 25 shtator, NOA – “Luan Rama sot vërtetoi deklaratat e mia se luftën mediatike kundër meje për pasurinë e ka frymëzuar komiku intrigant, Ilir Meta. Luani ta pyesë Metën nëse ai i ka deklaruar të gjitha pasuritë e tij dhe pas kujt emrave i fsheh ato”.

Kështu ka pohuar në një reagim për mediat, ish-ministri i Ekonomisë Dritan Prifti, pas deklaratës së sekretarit të Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, se ai duhet të deklarojë pasurinë e tij të vërtetë.

Në kundërpërgjigje të kësaj, Prifti ka thënë se “së shpejti do t’i sqarojë ai pasuritë e Ilir Metës duke filluar nga guroret në Skrapar, pallatet në Tiranë, galeritë luksoze në Bllok apo tokat dhe vilat në bregdet”.

Ndërkaq, Luan Rama ka shtuar se Drita Prifti është ende anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe e ka sulmuar për pasurinë e tij.

“Prifti ka përfituar 1.8 milion euro nga fabrika e papërfunduar”, ka thënë mes të tjerash përfaqësuesi i LSI-së.

n.e/NOA

KOMENTE