Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Koalicioni PD-LSI, i qëndrueshëm, akuzat e Priftit janë të pabaza
English

Rama: Koalicioni PD-LSI, i qëndrueshëm, akuzat e Priftit janë të pabaza

Tiranë, 25 shtator, NOA – Akuzat dhe kundër akuzat mes Ilir Metës dhe Dritan Priftit të zhvilluara ditët e fundit kanë bërë që Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama të sqarojë pozicionin e LSI-së në lidhje me qëndrueshmërinë e koalicionit me Partinë Demokratike.

Në një konferencë për mediat Rama ka hedhur poshtë akuzat e Priftit për flirte politike mes drejtuesit të LSI-së Meta dhe kryetarit të PS-së, Edi Rama. Sekretari i LSI-së u shpreh se “koalicioni me PD është vendim i forumeve të LSI-së” dhe se kjo forcë politike “do të vazhdojë qeverisjen me Partinë Demokratike”.

Rama ka shtuar se Drita Prifti është ende anëtar i kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Por nga ana tjetër, Rama ka sulmuar në të njëjtën mënyrë si opozita ish-ministrin e Ekonomisë Dritan Prifti. Rama u shpreh se Prifti ka përfituar 1.8 milion euro nga fabrika e papërfunduar.

a.k/NOA

KOMENTE