Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkrirja e akujve, 800 milionë njerëz në rrezik
English

Shkrirja e akujve, 800 milionë njerëz në rrezik

Moskë, 25 shtator, NOA - Pothuajse 800 milionë veta mund të ndodhen nën rrezik kërcënues për shkak të shkrirjes së shpejtë të akujve në Arktik. E shkaktuar prej anomalive klimatike, shkrirja e tyre do të çojë në krijimin e situatave emergjente në rajonin përtej Rrethit Polar.

Një parashikim i tillë është bërë nga forumit ndërkombëtar me temë "Arktiku - territor dialogu", i cili u zhvillua në datat 22-23 shtator në Moskë.

Temperaturat e larta të kësaj vere çuan, në veçanti, në reduktimin akoma dhe më të shpejtë të sipërfaqes së akujve arktikë.

Shkencëtarët rusë mendojnë, se shpejtësia aktuale e shkrirjes së akujve mund të thyejë rekordin e vitit 2007, kur shtresa e akullt e Arktikut u reduktua deri në 1/3.

Ministri rus Sergei Shojgu paralajmëroi pasojat e rrezikshme të këtyre proceseve.

“Në zonën e situatës së jashtëzakonshme, unë kam parasysh në këtë rast gjithçka që ndodhet përtej Rrethit Polar, në lidhje me shkrirjen e akujve mund të ndodhen 800 milionë veta. Ngrohja e klimës mund të çojë në rritjen e nivelit të oqeanit në 20 vitet e afërta deri në 57 centimetra”, tha ai.

Këmbanave të alarmit po u bien edhe shkencëtarët amerikanë. Sipas të dhënave të tyre, akujt në Arktik tani po shkrijnë jashtëzakonisht shpejt, megjithëse parashikimet apokaliptike mbi atë se polet e akullta arktike në këto vitet e afërta do të zhduken krejtësisht zor se mund të merren seriozisht.

Shkencëtarët tani për tani nuk kanë arritur në një mendim unanim në lidhje me atë se ç'rrezik fsheh në vetvete ngrohja globale e klimës.

Jo të gjithë ata pajtohen edhe me mendimin se shkak i kësaj dukurie është veprimtaria e njeriut.

Përsa i përket problemeve të klimës dhe përvetësimit të Arktikut, duhet thënë, se pikëpamje të ndryshme përkatësisht zgjidhjes së këtyre problemeve dhe do të diskutojnë ekspertët më të autoritetshëm të botës në Forumin e pritshëm ndërkombëtar me temë "Arktiku - territor dialogu".

NOA/VOR

KOMENTE